E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga Selami Hasanajt,akuza për 2 vrasje

I shumëkërkuari Selami Hasanaj, i cili është dënuar për vrasjen në vitin 2003 të nipit të "Ben Qimes", u arrestua para pak orësh në një operacion special të policisë në Fier. Mësohet se i shumëkërkuari tentoi të arratisej nga shtëpia ku gjendej i fshehur, por për shkak të rrethimit policor, dështoi dhe u dorëzua më tej, pa bërë rezistencë. Operacioni u krye nga forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me forcat policore lokale. Selami Hasanaj, 43 vjeçar, lindur e banues në Fier, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen rëndë të një të treti, në një ngjarje të ndodhur gjashtë vjet më parë në qytetin e vendbanimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›