E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga Viktor Gushit, policia: Vrau arkëtaren dhe argjendarin

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot rreth orës 19:00, autorin e vrasjes së arkëtares së NBG bank, shtetasin Viktor Gushi 45-vjec me origjinë nga Patosi.

Gushi është ndaluar në zonën Don Bosko gjatë një operacioni të mirëorganizuar, ndërsa policia ka arritur ta kapë me armë në dorë, brenda banesës ku jetonte.

Policia ka arritur të mbledhë prova të forta se 45-vjecari është edhe autor i vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj më 21 tetor 2011, pasi ekspertiza balistike ka vërtetuar se arma që iu gjet Gushit është përdorur në të dyja ngjarjet.

Gushi ishte i divorcuar, ndërsa ka edhe dy fëmijë nga kjo martesë. Familjarët e tij jetojnë në Greqi, vend ku edhe ka grabitur para se të kthehej në Shqipëri.

OPERACIONI
Mësohet se arrestimi i Gushit është realizuar nga 4 punonjës të SHKB, të cilët e morën në pyetje në garsonieren ku jetonte për rreth 1 orë. Sipas tyre ai ka pranuar se ka kryer 7 grabitje, mes të cilave edhe bankën NBG ku vrau arkëtaren, plagosi punonjësin e plocisë, gjithashtu pranoi edhe vrasjen e argjendarit.

Rreth orës 20:25, Gushi është transportuar drejt Drjetorisë së Policisë së Tiranës. Policia e Tiranës do të dalë nesër në një konferencë shtypi për të zbardhur të tjera të dhëna nga ky operacion.

ÇAUSHAJ: VIKTOR GUSHI AUTOR I VRASJES SË ARKËTARES DHE ARGJENDARIT
Drejtori i Policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj në një pronocim për mediat konfirmoi se Viktor Gushi është autor i grabitjes së filialit të bankës NBK, ku si pasojë mbeti e vrarë arkëtarja Leonora Kaloci, ndërkohë që sipas Caushaj, 45-vjecari i arrestuar mbrëmjen e sotme është autor i vrasjes së argjendarit Rapo Sinanaj, më 21 tetorit 2011.

“Ngjarje e rëndë që tronditi opinionin mbarë qytetar. Kërkoi angazhim të të gjitha strukturave policore Tiranë, të cilat finalizuan me sukses kapjen e autorit të këtij krimi të shëmtuar, të grabitjes së NBK bank dhe u plagos dhe punonjësi i sigurisë. Nga intervista e parë rezulton se ai është autor i disa ngjarjeve të rënda, si vrasja e argjendarit dhe disa të tjerave. Prova e parë është arma e kryerjes së krimit, u be ekspertiza balistika dhe doli të autori i të dyja ngjarjeve. Ndërkohë që autori ka pranuar disa krime të tjera, nesër në konferencë për shyp edhe të dhëna të tjera ”,- deklaroi Caushaj

BURGAJ: VIKTOR GUSHI KISHTE PLANIFIKUAR GRABITJE TJETËR SOT
Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj në prononcimin për gazetarët deklaroi se Viktor Gushi kishte planifikuar sot një grabitje në rrugën ’21 Dhjetori’ në kryeqytet.

VRASJA E ARKETARES
Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 mars rreth orës 15:30 te sheshi “Shtraus“ në zonën e njohur me emrin Xhamlliku, grabitësi ka qëlluar me armë ndaj arketares pasi ka ndeshur në rezistencën e saj për të dorëzuar paratë dhe për pasojë mbeti e plagosur rëndë 44 vjecarja Leonora Kaloci, e cila më pas ndërroi jetë në spital. Gjatë kësaj tentative grabitje u plagos edhe polici i sigurisë, Skënder Elmazi.

VRASJA E ARGJENDARIT
Një person i armatosur dhe i maskuar, hyri pasditen e 21 tetorit 2011 në brendësi të një argjendarie mes rrugës "Siri Kodra" e “Ferid Xhajko” dhe nën kërcënimin e armës kërkoi paratë dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Kërkesa e tij hasi në kundërshtimin e pronarit Rapo Sinanaj, 61 vjeç. Gjatë konfliktit fizik mes tyre, Sinanaj kishte arritur t'i hiqte kapuçin grabitësit dhe ta shohë. Menjëherë grabitësi ka qëlluar 3 herë në drejtim të 61-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Operacioniet e policisë, Berisha: Kjo përgjigjia ndaj krimit Ja fytyra e killerit. Roja: Grabitësi më qëlloi 2 herë, kur hyri e kur doli Vrasja e punonjëses, përcillet në banesën e fundit 44-vjeçarja Autori që vrau arkëtaren e bankës, dyshohet dhe për vrasjen e argjendarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›