E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgari del dhe hyn brenda ditës në “BBA5”

TIRANË- Edgar Cani banori më i vjetër në moshë brenda shtëpisë së BBA5 ka vendosur të lërë sot shtëpinë. Dyshohet se ky largim ka ndodhur për arsye familjare, ndërsa kthimi apo jo brenda saj i takon vetëm atij.

Ngjarja është marrë vesh, nga një komunikimi i Vëllait të Madh, i cili sqaron banorët se “Edi është larguar nga shtëpia e BB për arsye familjare, e vendimi për t’u kthyer i takon vetëm atij”.

Ka qënë Ermali ai që ka komunikuar lajmin, duke ndërprerë kështu edhe një sherr të nisur mes Gentës e Metit. Pak orë më vonë ai ka hyrë sërish në shtëpi duke sjellë me vete historinë e trishtë që i kish ndodhur bashkëjetueses së tij. Ajo kish qënë në muajin e 4-t të shtatzanisë dhe kish humbur fëmijën që priste nga Edgari. Kjo gjë e ka mërzitur, por jo aq sa të lërë lojën për 100 milion lekë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›