E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga atentatorit te shtylles se tensionit

Pas hetimeve paraprake, pasditen e sotme policia ka mundur te vërë në pranga shtetasin Julian Shota, i akuzuar per vendosjen e eksplozivit tek shtylla e tensionit të lartë në Fushë Krujë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ndaj të arrestuarit do të ngrihet edhe akuza e kryerjes së aktit terrorist.

Sipas “CEZ” shtylla që u rrëzua është ndër më të rëndësishmet e transmetimit të tensionit të lartë në të gjithë vendin.

Ndaj, si rezulatat i rrëzimit të saj ka patur probleme me furnizmin me energji elektrike në disa rrethe, përfshire edhe kryeqytetin.

Duke nisur nga një natë më parë e deri sot në orët e paradites ka pasur probleme me furnizimin me energji në pjesën jugperëndimore të Tiranës.

Në qytet, situata është normalizuar rreth orës 11, falë ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të “CEZ”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›