Pranga autorëve që grabitën argjendarinë
ELBASAN- Policia ka finalizuar me sukses mëngjesin e së martës operacionin e koduar "Golden Gold", duke bërë të munduar arrestimin e dy shtetasve të akuzuar për vjedhje.
Në një prononcim për shtypin, zëdhënësja e drejtorisë së Policisë së Qarkut, Valbona Begu, tha se "janë arrestuar shtetasit Agron Balukja, 38 vjeç, si edhe shtetasi Gentian Braçja, 36 vjeç, pasi dy muaj më parë në qendër të qytetit të Elbasanit kanë vjedhur me armë zjarri dhe të maskuar dyqanin i argjendarisë në pronësi të shtetasit J.T, duke përvetësuar një sasi prej 1.5 kg flori, me vlerë 7 milionë lekë".
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Agron Balukja policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme bizhuterish të vjedhura, si varëse, unaza dhe byzylykë floriri, si edhe një sasi prej 280.000 lekë dhe 750 euro, shuma këto të përfituara nga shitja e bizhuterive të vjedhura.
Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u gjetën disa aparate telefonike celulare, maska në formë çorapesh, të cilat janë përdorur gjatë vjedhjes së argjendarisë.
Tashme keta shtetas do të përballen me drejtësinë nën akuzën e "vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim" si edhe "armëmbajtje pa leje”.
(d.b/BalkanWeb)