“Gërdeci” në Apel të pandehurit kërkojnë lirimin
TIRANE-Gjykata e Apelit u zhvillua një seancë për lirimin ose jo të tre të pandehurve të cështjes “Gërdeci”, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci.
Avokati i Ylli Pinarit kërkoi që kryetarja e trupit gjykues në Apel, Flutura Skënderi që po merr në shqyrtim cështjen duhet të dorëhiqet pasi e ka shqyrtuar dhe më parë këtë kërkesë edhe është shprehur kundër saj.
Skënderi pranoi që të paraqesë dorëheqjen, por sic tha ajo duhet një seancë tjetër gjyqësore që do të vendosë për këtë.
I menjëherhëm ka qënë reagimi i avokates së të pandehurit tjetër në cështjen “Gërdeci”, Mihal Delijorgji. Avokatja theksoi që kjo seancë të mbahet shpejt, pasi sic u shpreh ajo, klientit të saj i ka skaduar afati i paraburgimit më shumë se 100 ditë.
Cështja “Gërdeci” po kalon në një kalvar seancash, shumica të pazhvilluara, herë për mungesë të avokatëve. Këtod itë po diskutohet mbi pretendimet e avokatëve të të pandehurve që theksojnë se klientëve u kanë skaduar afatet e paraburgimit.
Më datën 6 Dhjetor Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për lirimin e të pandehurve për cështjen e Gërdecit, shtetasve Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Gjeçi.
Avokatët patën pretenduar në kërkesën e tyre se afatet e paraburgimit për tre personat që po mbahen në gjendje arresti prej 17 marsit 2010, kanë përfunduar për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor.
Ndërkohë gjykata është shprehur se nga llogaritjet e saj ka rezultuar se koha e paraburgimit është brenda afateve, pasi numërimi fillon në Qershor 2010 dhe jo në muajin Mars 2010 kur dosja u depozitua në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Shkallës së Parë deklaroi se numërimi i afateve hetimore fillon në momentin kur dosja u depozitua në këtë gjykatë pas dërgimit të fashikullit nga gjykata e lartë.
Biznesmeni Mihal Delijorgji, ndërtues i fabrikës së Gërdecit, Ylli Pinarim, ish-drejtor i MEICO, ndërmarrje shtetërore e armëve dhe Sokol Gjeçi, ish-mbikqyrës në Gërdec, akuzohen për vrasje masive ndaj më shumë se dy personave.
Prokuroria i akuzon se janë përgjegjësit kryesore për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku viktima mbetën 26 persona, ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, ndërsa shumë banesa e biznese u dëmtuan e shkatërruan.
(d.b/BalkanWeb)