Topalli: Kuvendi Ok çdo hetimi qe respekton kushtetutën
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sqaroi sot opinionin publik se Kuvendi i Shqipërisë ka vullnet të plotë dhe është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë për çdo hetim, me kushtin e vetëm që ajo të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, kryetarja Topalli përgënjeshtroi "dizinformimin e paraqitur sot në disa media, të keqpërdorura nga z.Rama, lidhur me mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, gjatë së cilës u rishqyrtua kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste mbi hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009".
(d.b/BalkanWeb)