PS, pergatitje per zgjedhjet
Partia Socialiste ka nisur pergatitjet per garen elektorale 2009. Ne seline roze u hapen bisedimet per organizimin e strukturave dhe ngritjen e grupeve te posacme qe do te merren me pergatitjen e partise per te hyre ne zgjedhjet parlamentare qe do te zhvillohen vitin e ardhshem. Rreth dhjete grupe pune parashikohet te ngrihen ne kete parti qe do te merren me studimin e te gjitha zonave, strukturat e partise ne rrethe, bazen por dhe qarqet, ne menyre qe te nise levizja dhe organizimi paraprak per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Te ndare, nje grup do te merret me bazen, nje tjeter me figurat e rendesishme nder vite te PS-se, nje tjeter me rinine socialiste etj. Te tjera organizime priten me afrimin e fushates elektorale dhe jo vetem ne seline roze. Si nje parti ne opozite pritet pergatitja e programit te plote elektoral, pse jo dhe qeveria hije. Puna do te behet me e ngjeshur, nese vendoset qe periudha zgjedhore te jete ne qershor te vitit te ardhshem.