Si e mora hesh humbjen e djalit
Gjergj Nika, i ati i 13-vjecarit Anton Nika, i vdekur diten e djeshme ne nje grope prane shtepise se tij, ka rrefyer per "Koha Jone", se si e ka marre vesh ngjarjen e rende. Kryefamiljari nga Puka, tregon se e kishte nisur djalin e tij per ne shkolle, por ai u gjet i vdekur pak ore me vone nga fqinjet e tij dhe u nxor nga policia.
Si e keni marre vesh ngjarjen ku humbi jeten djali juaj?
Une isha ne shtepi dhe rreth ores 13:00, Antoni doli per te shkuar ne shkolle, bashke me canten me libra. Isha duke ndenjur ne shtepi kur nje nga fqinjet vjen me vrap dhe me tregon ate qe kishte ndodhur ne gropen pak metra larg shtepise. Une e dija qe djali kishte shkuar ne shkolle, por jo. Kishte shkuar te mblidhte hekura qe me pas ne i shisnim, per te marre ndonje leke.
Djali punonte apo shkonte ne shkolle. Mblidhte hekura gjate dites?
Antoni ne fakt shkollen e kishte pasdite dhe duke qene se dhe me moshe ishte pak i madh, kishte filluar te mblidhte hekura, qe me pas ne i shisnim per skrap, duke marre dhe ndonje lek. Antoni ishte 13 vjec dhe shkonte ne shkolle, ne klasen e 6-te. Ai ishte djali me i mire pasi ishte dhe i zgjuar dhe kishte deshire qe te vazhdonte shkollen. Gjithmone thoshte qe do bej shkolle te larte, po ja qe gropa qe eshte hapur pak me larg, ja mori jeten. Ne fakt ai nuk kishte shkuar per here te pare aty, po ja qe tani nderroi jete.
Nga cili qytet keni ardhur dhe sa vite keni qe jetoni ne Tirane. A keni gjetur ndonje pune ne ndonje vend apo jo?
Une kam 8 vjet qe kam ardhur ne Tirane, se bashku me familjen. Jam nga Puka dhe mberrita ne kryeqytet per nje jete me te mire, me shume per femijet e mi, pasi kam ose me sakte kisha 12 femije, tete djem dhe kater vajza. Disa femije i kam te rritur, por shumica e tyre jane te vegjel. Une nuk kam asnje pune dhe mundohem te fitoj ndonje lek, duke gjetur ndonje pune ditore. Por te them te drejten une i kam fajet qe me iku djali, duhet te isha kthyer ne Puke, pasi ketu nuk ka pune dhe po nuk kishte, nuk jetohet ne Tirane, pa te ardhura. Ja jetojme ne nje banese e cila nuk i ploteson kushte e tilla.
Kur eshte hapur gropa ne te cilen humbi jeten djali juaj?
Ne fakt ajo grope ka qene e mbushur me mbeturina. Por kohet e fundit, disa njerez kishin filluar te germonin aty, pasi gjenin hekura qe me pas i shisnin. Kete beri dhe djali im, por gjeti vdekjen, pasi mundohej qe te ndihmonte familjen e tij.
Shoku: Toni, nxenes i rregullt ne shkolle
Albi shoku i te miturit Anton Nika, i cili humbi jeten nje dite me pare, ka treguar per gazeten se, ai ishte nje djale i mire, dhe i rregullt ne shkolle. "Me vjen keq, pasi ishte nje familje e madhe, me shume femije". "Toni, sic i therret ai, pavaresisht se vinte ne shkolle cdo dite dhe ishte nxenes mesatar, nuk i linte pas dore punet e shtepise, apo te dilte te mblidhte hekur qe me pas e shisnin qe te merrnin ndonje lek, qe te jetonin pak me mire", tregon i mituri, te cilit lotet i rrjedhin ne faqe, pasi kishte humbur nje nga shoket e tij me te mire. Nderkaq qe ai shton, se e prisnin ne shkolle Antonin, por me pas kane marre vesh per ate qe kishte ndodhur dhe jane nisur ne drejtim te shtepise se tij, per te ngushelluar familjen. Nderkohe qe ne shtepine Nika, mbizoteronte zija dhe te afermit e shumte qe kishin ardhur qe te ngushellonin prinderit dhe familjaret e Antonit 13 vjec.