Pranga dy adoleshenteve vidhnin ciftet mbremjeve nga liqeni
TIRAN- Dy adoleshente te dyshuar per vjedhje dhe grabitje te cifteve ne zonen e Liqenit Artificial u arrestuan mengjesin e se premtes nga sherbimet e patrullave te policise se komisariatit nr.2 ndersa iu bllokuan nga policia thika kapuc te zinj corape grash qe perdoreshin etj qe sipas burimeve te policise dyshohet se perdoreshin per te kryer grabitje ne kete zone te kryeqytetit.
Bujar Leka 19 vjec nga Kukesi e banues ne Kamez si
dhe Jetmir Muja 19 vjec nga Tropoja dhe banues ne Valias te Ri u kapen ne flagrance nga sherbimet e policise se komisariatit nr.2 rreth ores 0100 te mengjesit te djeshem prane diges e Liqenit Artificial.
Gjate kontrollit te kryer ndaj tyre nga patrullat e policise
se komisariatit nr.2 dy adoleshenteve 19-vjecare ju gjeten e iu bllokuan si prova materiale dy thika prerese nje doreze metalike e prodhuar per goditje nje kapuc leshi ngjyre e zeze dy corape qe vendosen ne dore per kryerjen e vjedhjeve dhe nje cope litar.
Burimet e policise thane se dy personat e mesiperm dyshohet se jane autore te se paku
kater-pese rasteve te vjedhjeve me dhune te personave te ndryshem kryesisht femra gjate dites ose cifte gjate oreve te mbremjes te cilet frekuentonin zonen e Liqenit
Artificial.
Personat e mesiperm u kapen pas sherbimeve te shpeshta te zones se Liqenit pas informacioneve se ne kete zone persona te ndryshem sulmonin femra gjate kohes qe ne rruge dhe ne duar si zakonisht mbanin canta. Po keshtu sipas burimeve informacione kishte pasur edhe per persona te ndryshem dhe cifte te dashuruarish qe ishin grabitur
gjate oreve te mbremjes.
Pas shoqerimit te tyre ne ambientet e policise dhe gjate marrjes ne pyetje prej hetuesve ata nuk pranuan se kishin kryer veprime keqberese ndaj personave te ndryshem e aq me pak ndaj cifteve.
Gjithsesi policia iu komunikoi akuzat Mujes dhe Lekes me akuzen e mbajtjes pa leje te armeve te ftohta si dhe te pergatitjes dhe mbajtjes se mjeteve per kryerjen e grabitjeve.
Pritet qe policia te ballafaqoje personat me te demtuar te ndryshem te cilet jane sulmuar me thika dhe me maska e me pas
jane grabitur. Policia tha se presin kallezime nga te demtuar te ndryshem me qellim ngritjen e akuzave te grabitjes me dhune.