E Diel, 1 Nëntor 2026

Puci ka mbetur pa prova prokuroria delegon dosjen

TIRAN- Edhe pse ka kaluar nje muaj nga nje kallezim i policise i referuar ne letra si kallezim per organizatoret e demonstrates se 21 janarit efektivet blu nuk kane dorezuar ne prokurori prova materiale qe te faktojne se paku me akuzat e ministrit te Brendshem
z.Lulzim Basha ne Komisionin Hetimor Parlamentar- behet e ditur nga burime te Prokurorise se Pergjithshme.


Ne keto kushte e ndodhur edhe nen presionin politik te perditshem te mazhorances Prokuroria e Pergjithshme i ka kerkuar zyrtarisht policise te sjelle prova qe faktojne akuzat per ata qe mazhoranca i quan organizatore te 21 janarit.


Drejtuesi i prokurorise se kryeqytetit i eshte drejtuar policise duke ia deleguar dosjen hetimore per te kryer hetime ne kerkim te gjetjes dhe sigurimit te provave materiale qe provojne akuzat publike te Kryeministrit Kryetares se Kuvendit ministrit te Brendshem dhe disa deputeteve te ndryshem per grusht shteti. Kjo histori mes dy institucioneve ka nisur me nje kallezim penal qe policia ka bere kunder protestuesve antiqeveritare me 25 shkurt 2011 ne Prokurori.


Policia ka dorezuar si prova materiale disa gazeta ku jane botuar deklarata politikanesh qe benin thirrje per pjesemarrje ne demonstraten e 21
janarit dhe pas kesaj date. Sapo eshte administruar ky kallezim prokuroria ka nisur verifikimin e deklaratave. Jane marre ne pyetje disa deputete e funksionare te opozites qe kane dhene shpjegime ne lidhje me demonstraten e 21 janarit-thane bu-rimet e Prokurorise se Pergjithshme. Por gjithcka ne kete drejtim vec deklaratave te perditshme politike ka ngecur.


Arsyeja eshte se edhe pse kane kaluar mbi dy jave qe iu eshte referuar dosja per hetime efektivet blu vec gazetave nuk kane arritur te sjellin ndonje prove materiale per ta administruar ne dosjen ne ngarkim te organizatoreve te grushtit te
shtetit te pretenduar.


shte kerkuar nga policia te gjejne dhe te sjellin prova materiale qe provojne pretendimet e deklaruara publikisht per 21 janarin. Deri me tani nuk kemi marre asnje prove materiale-thuhet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme.

Si te mos mjaftonte kjo deputete te mazhorances e akuzojne institucionin e akuzes
per mos hetimin e organizatoreve te demonstrates se 21 janarit. Ne keto kushte ky delegim mund te shihet edhe si nje perpjekje e prokurorise per tu dhene nje pergjigje indirekte deklaratave politike te cilat shpesh amplifikohen edhe per shkak te mungeses se njohurive juridike. Shume juriste pohojne se lidhur me 21 janarin politika abuzon mes te tjerash edhe ne nje terren ku nuk jane te shumte ata qe i kuptojne rolet e policise dhe prokurorise ne hetime.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›