E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studenti i inxhinierise i arrestuar rastesi apo autor

Nga kontrollet e kryera nga patrullat e komisariatit nr.2 u kapen dy persona studente te Inxhinierise se Ndertimit nje nga Shkodra e nje nga Lezha. Gjate kontrollit fizik ndaj
tyre u gjeten dhe iu bllokua nje arme zjarri pistolete qe e mbante Julian Marku 19 vjec nga Lezha. Duke qene se te dy ishin me shall dhe nje prej tyre me arme policia ka dyshuar per
ta dhe menjehere ata iu jane dorezuar zyres se hetimit te grabitjeve me arme dhe me dhune.


Gjate hetimit te kryer policia ngriti dyshime te arsyeshme se ata mund te ishin autoret e krimit dhe pritet te verifikohet edhe vezhgimi i kamerave te sigurise te bllokuara nga polica te cilat jane duke u keqyrur nga ekspertet dhe specialistet e zyres se hetimit te grabitjeve me arme dhe dhune.


Vete dy personat kane mohuar te kishin kryer ndonje krim
apo grabitje me armen qe mbante me vete Julian Marku 19 vjecar student i Inxhinierise se Ndertimit. Gjithsesi arma eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe vete Marku u arrestua me akuzen e armembajtjes pa leje ndersa per krimin e grabitjes hetuesit nuk gjeten prova apo fakte te tjera.


Nderkaq shoku i Markut emri i te cilit nuk behet i ditur nga policia u la i lire pasi ndaj tij nuk rendonte ndonje akuze per ndonje
veper penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›