Inter përballë Bolognas, ndeshje e vështirë
Barazimi me Romën në San Siro është tashmë një kujtim i largët për Interin. Pushimi në kampionat ka mundur të shuajë shijen e asaj ndeshjeje. Morali i fabulës është, Inter është gati të rikthehet tek fitorja, por nuk do të jetë e lehtë në fushën e Bolognas. Traineri i skuadrës vendase ka vendosur të luajë jo si kundër kryesueses së kampionatit. Dy sylmues do të jenë që nga minuta e parë për Bolognan: Di Vaio dhe Zalayeta, pas tyre Adailton. Moduli i lojës së Bolognas do të jetë thuajse i njejtë me atë të Interit 4-1-2-1-2.
Më këtë rreshtim Mourinho do të ketë që nga minuta e parë në sulm Eto’o dhe Milito dhe pas tyre Stacovic. Në mesfushë Cambiasso dhe Motta. Për Interin nuk do të jenë Sneider dhe Santon të dëmtuar. Do të mungojë edhe Suazo i cili sapo është kthyer nga ndeshjet me kombëtaren e tij.