E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy shtetasve për shpërndarje droge

Fillimisht, nga një operacion i policisë u arrestua shtetasi Sokol Haxhija, 25-vjeç, banues në Tiranë, ndërsa për shtetasin Sation Shaban Dika vjeç 27 banues në Tirane, i dënuar më parë për prodhim e shitje të narkotikëve, u procedua në gjendje të lirë.

Në rrugën “Mahmut Fortuzi”, shtetasi Sokol Haxhija u kap në flagrancë, duke i shitur lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa shtetasit Sation Dika. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, sasia e 5.7 gram bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sativa me gjithë ambalazh, 3 telefona celular, shuma e 1400 euro dhe 7800 lekë dhe një motor tip “Honda”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë, Afrim Mexhit Maksuti, 24-vjeç, banues në Tiranë.  Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjet dhe ju bllokua në cilësinë e provës materiale 579.2 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-02 10:15
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›