E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga dy studentëve, shisnin kanabis në qytetin Studenti

TIRANË- Antidroga e policisë së Tiranës çon në qeli dy studentë, ndërsa u sekuestron rreth 20 gramë lëndë narkotike cannabis sattiva. Lazjan Cini, 18-vjeç, dheErdit Hida, 18–vjeç, të dy lindur në Leskovik dhe banues në Qytet Studenti Tiranë u arrestuan dy ditë më parë, pasi u kapën me një sasi droge. Burime nga policia thanë se agjentët e antidrogës kishin siguruar informacione se dy të rinj shpërndanin drogë në Qytetin Studenti. Menjëherë, policia nisi hetimet për të verifikuar informacionet ndërsa mbajti nën vëzhgim dy studentët e dyshuar. Pas hetimit disaditor, antidroga e policisë së kryeqytetit ka ndërhyrë në dhomën e konviktit ku banonin dy të dyshuarit. “Pas një kontrolli të ushtruar në dhomën nr.401 në Qytet Studenti, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 19.9 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva. Gjithashtu u gjetën dhe pesë copë qese plastike të tejdukshme që shërbenin për ambalazhim të lëndës narkotike, shuma e parave prej 3 900 lekësh të përfituara nga shitja e kësaj lënde, si dhe dy telefona celularë tip “Nokia”-thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp.Menjëherë pas sekuestrimit të drogës, policia shoqëroi dy studentët të cilët pasi u morën në pyetje iu komunikua masa e arrestit për për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›