Vranë shqiptarin, kapet një nga autorët

Është arrestuar në Romë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Ilir Krypi, 42 vjeç, i cili u vra me pistoletë në natën mes 19-20 korrikut. Edhe ai shqiptar, 25 vjeç, po përpiqej të arratisej nga kryeqyteti italian, Roma. Roli i 25 vjeçarit në vrasje duket se ka qenë ta mbante fort Krypin ndërsa qëllohej me pistoletë në fytyrë.
Me të u ndalua një tjetër shtetas shqiptar, i akuzuar për ndihmë, për mbështetje në shmangie të kontrolleve policore. Vrasja duket se ka nisur pas një grindje, për shkak se viktima kishte kërkuar të ndihmonte një prostitutë rumune e cila gjendej me të. Arrin kështu në tre numri i shqiptarëve të arrestuar për krimin.