E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon kryekomunari, shtyhet gjyqi per zyrtaret e pyjeve

Vlore- Seanca gjyqesore ne ngarkim te 18 te pandehurve qe akuzohen per shkaterrim te pyjeve eshte shtyre edhe diten e djeshme. Dy prej te pandehurve nuk jane prezantuar ne salle, duke bere qe seanca serish te deshtoje. Rait Llanaj, aktualisht kryetar i komunes Qender, nuk ka ardhur ne gjyq, ndersa sot ka munguar edhe avokati i tij. Po ashtu Xhelal Isufi, nje tjeter i pandehur, nuk po gjendet se ku ndodhet nga Prokuroria dhe eshte lene detyre, shoqerimi i tij me force per ne sallen e gjyqit. Ceshtja e bujshme e nje viti me pare pritet te shqyrtohet per te nxjerre pergjegjesit, nderkohe qe 18 personat gjykohen ne gjendje te lire, mes te cileve ish drejtues te Pyjores se Vlores gjate pese viteve te fundit. Firmosja e urdhrave per prerje te pyjeve me vlera te rralla ne kete zone eshte bere shkak per nje hetim qe coi ne zbulimin e skandalit. Prokurori Dorian Tafili i kerkoi gjyqtarit Artur Malaj si kryesues qe te behet thirrja me cdo kusht e kryekomunarit dhe inxhinierit tjeter qe nuk ishin prezent. Gjyqtari i terhoqi dje vemendjen avokateve te se pandehurve, ndersa njoftoi seancen e radhes me 10 tetor.

Te pandehurit:

Qatip Veshi

Adi Leskaj

Avion Bushaj

Ardian Laskaj

Xhelal Isufi

Roland Lalaj

Sokol Kasaj

Agim Mukaj

Rait Llanaj

Xhevdet Sulaj

Zigur Sulaj

Shyqyri Hoxhaj

Sotir Qorraj

Pandi Cunaj

Kristofor Rexho

Remzi Gabaj

Ilirian Gjika

Bilal Lalaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›