Pranga hajdutit, vodhi 120 litra naftë tek makina e plehrave
12/12/2008 E grabiste naftën nëpërmjet tubit të ajrimit
TIRANE- Efektivët e komisariatit të Kavajës mundësuan mesnatën e djeshme arrestimin e shtetasit Klodian Gjozi, lindur në Berat dhe banues në Durrës. Duke ju referuar burimeve zyrtare të policisë mësohet se 28-vjeçari Gjozi është kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi prej 120 litra naftë në kamionët e firmës së pastrimit të plehrave “Du-Ko” në komunën Golem. Burimet thanë se në komisariatin e Kavajës kishte mbërritur një kallëzim nga administratori i firmës së sipërcituar, ku në të cilin pasqyrohej grabitja e karburantit të mjeteve të firmës. Pas këtij informacioni specialistët e seksionit kundër vjedhjeve kanë survejuar në mënyrë të vazhdueshme zonën ku parkoheshin makinat e firmës “Du-Ko”. Rreth orës 01:30 gjatë vëzhgimit të parkut, uniformat blu kanë konstatuar një automjet, i cili qëndroi buzë rrugës ku ndodheshin mjetet e firmës së pastrimit të plehrave. Nga makina ka zbritur shtetasi i arrestuar, i cili falë ndihmës së një tubi ajrimi, grabiste naftën nga sarbatori i kamionëve. Gjatë kryerjes së këtij procesi uniformat blu nuk e kanë penguar Gjozin, në mënyrë që ndaj tij të mblidhnin prova të mjaftueshme. Pasi mbushi me naftë bidonët që kishte marrë me vete, Klodian Gjozi iu drejtua makinës për t’u larguar andej nga kishte ardhur. Por në këtë kohë, menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat ia hodhën prangat në flagrancë 28-vjeçarit Klodian Gjozit. Sipas uniformave blu, gjatë momentit të arrestimit Gjozi, ka lëshuar bidonët e naftës dhe ka vrapuar në mënyrë që t’i shpëtojë policisë, por strukturat e kësaj të fundit kishin kryer rrethimin e gjithë zonës ku ndodheshin mjetet pastruese. Nga veprimet hetimore të kryera u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia prej 120 litra naftë si dhe mjeti në pronësi të tij me targa DR 6697 E. Për veprime të mëtejshme hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së Kavajës për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.