“Shqipëria e Kosova, kanale për futjen e dogës në Malin e Zi”
12/12/2008 Deklaratë e fuqishme e kreut malazez zë Antidrogës, kundërpërgjigjet pala shqiptare
PODGORICË- Në kulmin e “paqes” në fushën e kritikave apo akuzave për nisjen dhe kalimin e drogave në Shqipëri, vendi i vogël fqinj Mali i Zi lëshon një deklaratë të fuqishme, ku implikon hapësirën shqiptare si kanal nga i cili “vërshojnë” sasi të mëdha heroine dhe hashashi. Kreu malazez i sektorit të Antidrogës, Miodrag Lakoviç, para pak ditësh ka deklaruar se policia e vendit të tij, gjatë 11 muajve të kaluar ka sekuestruar 356 kilogramë drogë, vlera e së cilës në tregun e zi kap shumën prej 1.5 milionë eurove. Më tej ai tha se në Podgoricë janë sekuestruar 329 kg marihuanë, 18.6 kg heroinë, 7.8 kokainë dhe rreth 1 kg drogë sintetike. “Ekzistojnë dy kanale nëpërmjet të cilave heroina hyn në Malin e Zi, njëri është nga Shqipëria, ndërsa tjetri nga Kosova nëpërmjet Rozhajës për të vazhduar për në Bosnjë e Hercegovinë”,- thekson Llakoviç. Sakaq, i pyetur në rrugë telefonike, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, deklaroi dje për gazetën “Metropol” se pas shqyrtimit të plotë të kësaj deklarate të Lakoviçit dhe vërtetimit të saktësisë së saj, Policia e Shtetit do të japë versionin e saj.
Linjat e trafikut
Sipas Lakoviç, marihuana e sekuestruar në Mal të Zi ka arritur 100 për qind nga Shqipëria me qëllim të vazhdimit në vendet tjera. Në këtë kontekst janë definuar qartë se ekzistojnë dy shtigje, njeri nëpërmjet Nikishiqit për në Bosnjë e Hercegovinë për të vazhduar në vendet perëndimore, e tjetri nëpërmjet pjesës veriore të Malit të Zi për në Serbinë fqinje. I pyetur se si e komenton implikimin e nëpunësve të policisë, duke marrë parasysh se një polic para tri ditësh është arrestuar me 50 kilogram drogë, Lakoviç është përgjigjur se kemi të bëjmë “me raste individuale”. Më tej ai tha se “mendoj se nuk ka shumë raste që nëpunësit e policisë të jenë përzier në vepra kriminale. Gjithnjë në pyetjen e gazetarëve, përse policia arreston vetëm “peshqit e vegjël”, edhe çfarë po ndodh me ata “të mëdhenjtë”, Lakoviç u përgjigj se “ka individë shumë të rëndësishëm edhe të renditur shumë lartë në grupet kriminale, të cilët janë të rëndësishëm edhe në planin ndërkombëtar, madje edhe të atillë me të cilët është marrë DEA amerikane”, duke u shprehur se nuk mund të përmend emra, sepse kjo çështje është në kompetencat e organeve gjyqësore.
Kryepolici shqiptar, Ahmet Prençi
“Do të reagojmë pasi të vërtetojmë deklaratën”
TIRANË- Teksa shefi malazez i Antidrogës, ka shënjestruar Shqipërinë dhe Kosovën si vende nga të cilat futet drogë në Malin e Zi, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi tha dje për gazetën “Metropol” se ende strukturat shqiptare të policisë nuk ishin në dijeni të këtyre deklaratave dhe menjëherë pasi të vërtetohet saktësia e tyre do të mbërrijë reagimi pasardhës. Megjithatë, Prençi tha se “linjat e trafikut të drogave të rënda prej kohësh janë spostuar nga Shqipëria dhe trafikantët preferojnë vendet rreth nesh për ta kaluar lëndën narkotike”. Për hir të së vërtetës, të paktën këto muaj Policia Shqiptare është vlerësuar për punën e saj në drejtim të luftës ndaj trafiqeve të narkotikëve dhe këtë e ilustron më së miri deklarata e dy ditëve më parë, lëshuar nga Stefano Beretoni, homologu italian i Lakoviçit, i cili teksa takoi kryepolicin shqiptar Ahmet Prençi tha se “Kam ardhur për të dhënë një dëshmi në interes të policisë italiane, të Drejtorisë time qendrore Antidrogë, interesit për të konsoliduar, forcuar, e intensifikuar raportet e bashkëpunimit që deri më sot kanë dhënë frute të mëdha në luftën kundër këtij armiku të përbashkët që është trafikanti i lëndëve narkotike”.
Drogë e kapur në 2008-n në Malin e Zi
Gjithsej 356 kilogramë drogë
Vlera e saj në tregun e zi
1.5 milionë euro
Drogë e sekuestruar në Podgoricë
a-329 kg marijuanë
b-18.6 kg heroinë
c-7.8 kokainë
d- rreth 1 kg drogë sintetike
Sekuestrime droge në Shqipëri në 2007-n
510 vepra penale në këtë fushë
484 persona të proceduar
126 kg 758 g heroinë e sekuestruar
12 kg 863 g kokainë e kapur
6018 kg 910 gr marijuanë
177 074 bimë kanabis sativa të asgjësuar
1960 kg 993 g përzierës të kapur