Pranga ish-drejtorit te minieres
Artan Cena
TIRANE - Arrestohet ish-drejtori i minieres se Mushqetes ne Tirane. Ylli Shaba, 48 vjec eshte vene gjate dites se djeshme ne pranga, pasi Gjykata e Tiranes kishte vendosur per te, masen e sigurise "arrest me burg" per shkak te disa akuzave te ngritura nga prokuroria. Policia e Tiranes beri te ditur dje se, arrestimi i 48-vjecarit eshte bere pasi, seksioni Kunder Korrupsionit ne bashkepunim me njesine Task-Force te Prokurorise se Tiranes, kane filluar procedimin penal te dyshuar per konsumim te veprave penale te "shperdorimit te detyres", "vjedhjes duke shperdoruar detyren", "mashtrimit" dhe te "falsifikimit te dokumenteve".
Gjithcka Shaba i kishte bere ne kohen kur ai ka qene drejtor i minieres se Mushqetes. Burimet e policise thane se, 48-vjecari duke qene ne pozicionin likuidatorit te minieres. Ai kishte leshuar vertetime te shumta ndaj personave te ndryshem me qellim per te marre pensione me ane te dokumenteve te falsifikuara. Por gjate kesaj kohe, ai ka bere dhe ndryshime ne dokumentacionin e minieres se qymyrgurit, Mushqeta, ne periferi te Tiranes. Duke bere falsifikime te dosjeve qe kishte ky institucion, Ylli Shaba dyshohet se, ka kryer vjedhje ne kete vend. Hetimet ndaj tij, kishin nisur pas denoncimeve te bera nga drejtuesit e tjere te minieres, qe kane shkuar pas tij. Gjate verifikimeve grupi hetimor ka arritur te gjeje shkelje gjate viteve qe ka qene ne postin e drejtorit Shaba.
Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se, abuzimet jane kryer gjate viteve 2003-2005, gjate kohes kur Ylli Shaba ishte ne pozicionin e likuidatorit te minieres.
Gjithashtu ai eshte duke u hetuar dhe per dokumente qe ka leshuar per persona te ndryshem, te cilet me pas kane perfituar pensione ne menyre te paligjshme, duke u paraqitur si punonjes te kesaj miniere. Burime nga grupi i hetimit thane se, ende nuk kane arritur ne nje perfundim se, sa eshte shuma ne para qe eshte abuzuar ne kete miniere, pasi hetimet jane ende ne vazhdim.