E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni, pranga zyrtarit të Ministrisë së Brendshme

Antikorrupsioni ka vënë në
pranga një tjetër zyrtar, por
këtë herë brenda radhëve
të Ministrisë së Brendshme.
Shefik Gjata, specialist i Prokurimeve
Publike, është arrestuar dje
pasdite, pasi akuzohet se ka ushtruar
presion mbi një biznes me
qëllim për të përfituar një shumë
parash prej njëmijë eurosh. 54-
vjeçari, me detyrë pranë Shtëpisë
së Pushimit në Durrës, është arrestuar
gjatë një operacioni të
koduar "Fasada gri". Burimet zyrtare
të Drejtorisë së Përgjithshme
të Policisë së Shtetit bënë të ditur
se dje, nga ana e Drejtorisë
Kundër Krimit Financiar, në bashkëpunim
me Prokurorinë Task-
Force, u finalizua operacioni i koduar
"Fasada gri", ku është arrestuar
në flagrancë Shefik Gjata, 54
vjeç, lindur e banues në Tiranë,
me arsim të lartë dhe me profesion
inxhinier. Sipas të dhënave
zyrtare, ky person ishte me detyrë
specialist prokurimesh pranë Shtëpisë
se Pushimit të Ministrisë së
Brendshme në Durrës dhe akuzohet
për veprën penale të korrupsionit
pasiv nga persona që ushtrojë
funksione në institucionet
publike.
Ndërkohë, burimet nga grupi
hetimor i Task-Force, bënë të ditur
se nga hetimet paraprake ka
rezultuar se Shefik Gjata, duke
përfituar nga detyra, i ka bërë
presion firmës së ndërtimit që
kishte rikonstruktuar një godinë
të shtëpisë së pushimit se nuk do
të marrë në dorëzim objektin e
rikonstruktuar, pa marrë më parë
një ryshfet prej 1 mijë eurosh. I
vendosur në këto kushte, pronari
i firmës ndërtuese, i cili kishte
bërë edhe fasadën gri të Shtëpisë
së Pushimit, i është drejtuar organeve
kompetente për denoncim
ndaj zyrtarit të Ministrisë së
Brendshme.
Burimet nga Task-Force thanë
se menjëherë është regjistruar ky
kallëzim dhe është kërkuar që biznesmeni
të bashkëpunonte në
këtë operacion. Kështu, duke përdorur
metoda speciale të hetimit
nga ana e Drejtorisë Kundër Krimit
Financiar, është bërë arrestimi i
tij menjëherë sapo ka marrë nga
përfaqësuesi i firmës së ndërtimit
shumën e 1 mijë eurove. Specialistët
shpjeguan se të gjitha
eurot që i janë dhënë Gjatës, ishin
fotokopjuar më parë nga specialistët
e antikorrupsionit,
ndërkohë që takimi mes dy personave
është filmuar me vendim
të Gjykatës së Tiranës. Pas arrestimit,
specialisti i Prokurimeve
është marrë në pyetje nga grupi
hetimor, por nuk ka pranuar të
lëshojë ndonjë deklaratë. Nga
ana tjetër, policia tha se në momentin
e ndërhyrjes, Gjata kishte
tentuar të fshinte paratë e marra
nga biznesmeni, por nuk ia
kishte dalë mbanë. Materialet
hetimore i kanë kaluar prokurorisë
për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit ka bërë edhe një
herë apel, duke falënderuar
qytetarët për bashkëpunimin
dhe ftoi ata që të denoncojnë në
polici rastet e korrupsionit përmes
numrit telefonik 129, ose duke
kontaktuar me shërbimet përkatëse
pranë çdo drejtorie të policisë
në qarqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›