E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata elektorale katërfishon fondin e pagave dhe pensioneve

Partia Demokratike dhe aleatët
e saj janë të vendosur që me çdo
kusht t‘i fitojnë zgjedhjet, edhe
nëse fatura financiare shkon përtej
limitit të lejuar. Një ditë më parë,
"Shqip" publikoi projektbuxhetin
e vitit 2009, ku vihej re se, një pjesë
e shpenzimeve, rreth 51 miliardë
lekë, do të siguroheshin nga burimet
financiare të huaja. Pra,
qeveria do të marrë borxhe nga
bankat në mënyrë që të ketë
mundësi të hapë sa më shumë
rrugë për t‘u përuruar. Përveç kësaj,
një tjetër skemë pritet të zbatohet
dhe që parashikon të rrisë elektoralin
"blu". Bëhet fjalë për fondin e
pagave dhe pensioneve, i cili për dy
vitet e fundit nuk e kalonte vlerën
mesatare të 2.3 miliardë lekëve,
ndërsa në vitin elektoral 2009, shuma
është katërfishuar. Për vitin që
vjen, më 1 maj 2009, qeveria ka
vendosur të rrisë pagat dhe pensionet,
duke vendosur një fond që
kap shifrën e 8.4 miliardë lekëve,
për zbatimin e kësaj politike. Ky
vendim mund të sjellë pasoja negative
për çmimet, të cilat, në rastet
kur kërkesa është më e lartë se oferta
(si rrjedhojë e posedimit të
parave nga kjo politikë), ato mund
të pësojnë rritje. Këtë çështje e
shikon me shqetësim edhe Fondi
Monetar Ndërkombëtar, i cili sugjeron
një politikë më të kujdesshme
për rritjen e pagave.
Rritja
Sikundër është bërë tashmë e
ditur dhe e parashikuar në buxhetin
2009, pagat dhe pensionet do të
kenë një rritje nga 10 deri në 20 për
qind. Për pensionistët do të ndiqet
e njëjta skemë. Rritja për ta do të jetë
e diferencuar në raport me qytetin
dhe fshatin, ku ky i fundit do të ketë
përfitimin më të madh prej 20 përqindësh.
Për sa i takon pagave, sektorët
e arsimit dhe të shëndetësisë
do të kenë rritje mesatare prej 14
përqindësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›