Prokuroria kërkon 20 vjet burg për gruan, mbyti foshnjën e saj
05/04/2011 Ngjarja rreth 1 vit më parë. Shkak i vrasjes, të qarat e foshnjës 18-muajshe
KORÇE- Prokuroria e Korçës kërkoi 20 vjet heqje lirie për të pandehurën Sonila Lumi, 24 vjeçe, banore e fshatit Zëmbalk të rrethit Korçë, pasi gati një vit më parë ajo mbyti me duart e veta foshnjën e saj 18-muajshe, me inicialet K. L. Organi i akuzës mundi të zbardhte të gjitha hollësitë e kësaj ngjarjeje tragjike dhe të arrinte në përfundimin se mbytja e fëmijës kishte qenë me dashje ngaqë Sonila Lumi nuk e duronte dot të qarën e fëmijës së vet. Dhe jo vetëm kaq, megjithëse 24- vjeçarja e kishte rrahur fëmijën dhe më pas e kishte mbytur atë, sërish gjatë procesit të hetimit nuk kishte shfaqur asnjë shenjë pendimi. Gjithsesi, vendimin gjykata do ta japë më datën 19 të këtij muaji, pasi avokati i saj u shpreh se nuk i kishte gati konkluzionet e seancës gjyqësore të zhvilluar.
Ngjarja në fjalë zuri fill më 21 maj të vitit të kaluar. Ditën e ngjarjes Sonila Lumi ndodhej me foshnjën e saj në shtëpi, pasi bashkëshorti nuk ishte, sepse punonte si bari. Rreth orës 12.00 të asaj dite, fëmija kishte dalë të luante në oborr, por ndërkohë kishte filluar të qante. Ndërkohë Sonila Lumi e kishte goditur në gjoks me synimin që ai të pushonte, por ndërkaq për shkak të goditjes, fëmijës 18-muajshe i ishte shkaktuar gjakderdhje. Megjithatë, edhe kur e kishte parë foshnjën në gjendje të vështirë për jetën nuk kishte bërë asnjë përpjekje për t’i ardhur në ndihmë. Përveç kësaj, për t’i mbyllur gojën foshnjës e kishte kapur për gryke duke i shkaktuar vdekjen. Fëmija u çua në spital vetëm kur i ati u kthye në shtëpi, por foshnja ishte ndarë përfundimisht nga jeta. Do të ishin hetimet e Prokurorisë dhe ekspertiza mjekoligjore ajo që do të hidhte dritë mbi të gjitha rrethanat e ngjarjes. Në qafën e fëmijës do të gjendeshin dhe shenjat e gishtave të nënës së tij. V. Hasani