E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rinas, arrestohen klandestinët

15/02/2005  Dy klandestinë shqiptarë kanë rënë në pranga mbrëmjen e së dielës, në aeroportin e Rinasit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, bëjnë të ditur se, Shyqyri Meta, nga komuna Dajt e kryeqytetit, u bllokua nga inspektorët e antikrimit ekonomiko-financiar me një pasaportë të falsifikuar. 24-vjeçari nuk ka qenë dënuar ndonjëherë më parë nga togat e zeza. Veç tij është prangosur dhe Elmi Tobli nga Hasi. 27-vjeçari u kap gjithashtu me një pasaportë të rreme, që e vinte në përdorim për efekt të vizës me të cilën do të udhëtonte drejt perëndimit. Dy klandestinët kanë konsumuar veprën e parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet në ngarkim të dy të rinjve i kaluan për kompetencë organit të Prokurorisë së rrethit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›