Pranga në Bosnje ortakut të Bashës e Argitës
TIRANË- Në verën e nxehtë të vitit 2005, i shumëpërfoluri në Ballkan, Damir Fazlliç do ta gjente veten pjesë të stafit të kompanisë BG& R për fushatën e zgjedhjeve. Duket se kjo i ka garantuar sekserit të Ballkanit biznes të sigurt në Shqipëri, por edhe lidhjet e duhura për të garantuar çdo aktivitet të tij.I vënë shpesh herë nën akuzë, madje edhe për trafik ndërkombëtar armësh, Damir Fazlliç krijoi për dy vjet një tjetër rrjet firmash fantazmë në Shqipëri, për të qarkulluar dhe pastruar shumë para. Ortakë të vetëm në aktivitetin e tij, shtetasi boshnjak rezulton të ketë patur familjarët e ngushtë të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar. Falë këtyre lidhjeve rezulton që Fazlliç ka pastruar në Shqipëri tëpaktën1.7 milionë euro.
***
Një nga personat më të përfolur në Bosnje, Kroaci e Serbi arriti që brenda 2 ditësh të ngrinte në këmbë 3 shoqëritë e tij të para. Statuti dhe objektivi i këtyre tre firmave është i njëjtë. Damir Fazlliç rezulton të jetë aksioner i vetëm, ndërkohë qëadministratori shqiptar i këtyre tre firmave është Erion Isufi, kunati i ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha. I kthyer në Shqipëri në vitin 2005, kunati i ministrit Basha, pasi organizon fushatën elektorale të këtij të fundit bëhet administrator i boshnjakut Damir Fazlliç në Tiranë. “Shekulli” ka siguruar dokumentet e regjistrimit të kompanive të Fazlliç në QKR, sipas të cilave bashkëpunëtorë të ngushtë të biznesmenit misterioz janë kunati i ministrit Basha dhe ish-ortaket në biznes të vajzës së kryeministrit Berisha. Flutura Kola dhe Laura Pustina rezultojnë të jenë bashkëpuntoret ligjore të boshnjakut të arrestuar dy netë më parë në Sarajevë.
***
Më 19 nëntor të vitit 2005, Damir Fazlliç dhe administratori i tij,Erion Isufi, regjistruan dy firma të ndryshme: “SRF DEVELOPMENT” dhe “VIRTU ACQUISITONS”. Një ditë më vonë, Fazlliç dhe Isufihapën edhe një firmë të tretë, të cilën e quajtën “CROËN ACQUISITIONS”. Nga shqyrtimi i dokumenteve kuptohet qartë që firmat vetëm nga emërtimet ndryshojnë. Statutet dhe qëllimet e këtyre firmave janë të njëjta. Aktiviteti i firmave është operimi në tregun e pasurive të paluajtshme duke zhvilluar projekte ndërtimi dhe të zhvillimit urban, shitblerje dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme, dhënien e konsulencës ekonomike tregtare dhe financiare për ndërmarrjet, por edhe tregtimin , import-eksportin dhe magazinimin e mallrave të ndryshëm.Po kështu, të tre firmat kanë të njëjtën adresë si selinë e tyre qendrore,adresë qëadministratori Isufi ka lënë si vendbanimin e tij (Rr. Shilasi Dishnica, Pallati 2/4). Por duket se kohët e arta të menaxhimit të tre firmave përfundojnë me Erion Isufin, sapo ministri Lulzim Basha emërohet nga Ministria e Transporteve nëMinistrinë e Jashtme. Më 4 qershor të vitit 2007, zoti Fazlliç shkarkon “de jure” nga detyra e administratorit të firmës “CROËN ACQUISITIONS”, Erion Isufin, por ky i fundit vazhdoi të menaxhonte dy firmat e tjera.
***
Pastrimi i 1.7 milionë eurove rezulton të jetë fitimi i pastër i Damir Fazlliç, me firmën që administrohej nga kunati i ministrit Basha. Më datën 9 korrik 2007, Fazlliç realizon zyrtarisht shitjen e kësaj firme (me vendim gjykate, nr. 34011/2) për llogari të një firme qipriote, e quajtur “ALTARIA RESEARCH LIMITED”. Firma qipriote nuk solli asnjë përfaqësues në Shqipëri, por autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Flutura Kola, ish-ortake e Argita Berishës në studion ligjore “Malltezi&Kola”.
Avokatja Kola, më datën 20 qershor 2007 firmosi kontratën e shitjes. Nga termat e kontratës del se firma “CROËN ACQUISITIONS” u shit për 1 milion e 700 mijë euro, ndërsa në kontratë nuk përcaktohej asnjë aset i firmës. Edhe pse në prokurën e lëshuar nga Qipro, avokates i kërkohej të bënte blerjen dhe më tej regjistrimin e firmës për llogari të qipriotes “ALTARIA RESEARCH LIMITED”, kjo kompani mbeti e regjistruar në emër të Damir Fazlliç. Madje të dhënat nga tatimet tregojnë se kjo firmë nuk ka derdhur asnjë qindarkë në arkën e shtetit, pasi nuk kishte asnjë asset. Një muaj pasi kishte bërë këtë shitje të rreme, më 10 shtator të vitit 2007, Fazlliçngre një tjetër firmë. Ai autorizoi me një prokurë të posaçme avokaten Joana Qeleshi, që të regjistronte në emër të tij firmën “ALPHA”. Zonja Qeleshi rezulton që në këtë periudhë ka punuar si avokate në studion “Kola&Associates”, në pronësi të avokates Flutura Kola. Madje Damir Fazlliç zgjodhi si kontabiliste për firmën “ALPHA” zonjën Shpresa Breçani, e cila është mbesa e kryeministrit Berisha dhe kushërirë e parë me juristen Argita Malltezi.Kështu për tre vjet me radhë, personi i vënë nën prangat e drejtësisë boshnjake ka mundur të ndërtojë në Shqipëri një piramidë fantazmash, ku fitimtari i vetëm duket se nuk është vetëm ai, por edhe bashkëpunëtorët e tij.
AFERA
Lidhjet e ortakeve të Argitës me Fazlliç
TIRANË- Në bazë të këtyre dokumenteve, është avokatja Flutura Kola e cila përfaqëson firmën qipriote që i “fali” Fazlliçit 1.7 milion euro. Ndërkohë që transfertat kanë marrë edhe bekimin e Laura Pustinës, kjo e fundit e njohur si mike e afërt e Argita Malltezit. Rezulton se më 8 tetor të vitit 2005, Flutura Kola së bashku me juristen tjetër, Argita Malltezi, regjistruan në Tiranë studion ligjore “Malltezi&Kola”. Megjithatë praktika e kësaj studioje tregon se vetëm dy muaj pasi u themelua, dy ortaket u ndanë. Në bazë të dokumenteve zyrtare rezulton se në të njëjtën date (15 dhjetor 2005), zonjat Flutura Kola dhe Argita Malltezi janë paraqitur tek e njëjta notere, Laura Pustina, për të regjistruar dy firma konsulence të mëvetshme. Për pasojë u formuan dy firmat “Malltezi& Associates” si dhe “Kola&Associates”. Ndonëse dy ortaket filluan të operonin më vete, ato nuk do të ishin shumë larg njëra tjetrës, pasi të dyja zyrat e reja janë regjistruar ekzaktësisht në të njëjtin apartament, në adresën: Rr. Barrikadave, Pall. Ndërtim Vila, Ap.7.
FIRMAT E KRIJUARA NË SHQIPËRI, NË PRONËSI TË DAMIR FAZLLIÇ
Firma: CROËN ACQUISITIONS
E regjistruar më 20 shtator të vitit 2005
Administrator: Erion Isufi(deri më 4 qershor 2007)
Më 9 korrik 2007 firma i shitet kompanisë qipriote: “ALTARIA RESEARCH LIMITED” Kompania vazhdon të jetë e regjistruar në emër të Fazlliç
Adresa: Rr. Shilasi Dishnica, Pallati 2/4
Firma: VIRTU ACQUISITIONS
E rregjistruar më 19 shtator 2005
Administrator: Erion Isufi
Adresa: Rr. Shilasi Dishnica, Pallati 2/4
Më 14 nëntor 2005 dy shtetas gjermanë(Abdilgafar Ramadani dhe Jurgen Rober) blenë 55 për qind të aksioneve, ndërsa adresa e firmës u zhvendos në selinë e re në . “Dëshmorët e Kombit”, Kulla 2, kati VIII(E njëjtë me DF TRADE LIMITED)
Firma: SRF DEVELOPMENTS
E regjistruar më 19 shtator 2005
Administrator: Erion Isufi
Adresa: Rr. Shinasi Dishnica”, Pallati 2/4
Më 12 dhjetor 2005 shtetasi gjerman Abdilgafar Ramadani bleu 50 për qind të aksioneve, ndërsa adresa e firmës u zhvendos në selinë e re në“Dëshmorët e Kombit”, Kulla 2, kati VIII(E njëjtë me DF TRADE LIMITED)
Firma:DF TRADE LIMITED
E regjistruar më 9 janar 2006
Administrator : Damir Fazlliç
Vazhdon të jetë aktive
Adresa: Bulv. “Dëshmorët e Kombit”, Kulla 2, kati VIII
Firma: ALPHA
E regjistruar më 10 shtator 2007
Administrator: Damir Fazlliç
Firma është regjistruar me prokurë të posaçme nga Av. Joana Qeleshi
Eksperte kontabël është caktuar Znj. Shpresa Breçani
Adresa: Bulv. ”Bajram Curri”, pranë Aviacionit
Firma: ROMPETROL
Në pronësi të një grupi ortakësh shqiptaro-rumunë
Zoti Fazlliç është zgjedhur në vitin 2007 anëtar i këshillit mbikeqyrës
--------------------------------------------------------------------------------I njohuri për lidhjet e errëta me mafian ballkanase, Damir Fazlliç, akuzohet për mashtrime në vlera të mëdha financiare
Pranga njeriut “hije” të qeverisë Berisha
Damir Fazlliç, i njohur për lidhjet e ngushta me PD-në ndalohet për shantazh financiar në Bosnje
TIRANË- Arrestohet në Bosnje Damir Fazlliç, i njohur në Ballkan për lidhjet e tij të errëta e në Shqipëri, si njeriu “hije” i qeverisë Berisha. Sipas radios së njohur B92 dhe gazetës boshnjake, "Nezavisne Novine", Fazlliç është ndaluar në Sarajevë së bashku me Naser Oriç, i akuzuar nga Gjykata e Hagës për masakrën e Srebrenicës, me akuzën e mashtrimeve dhe shantazhit financiar. Biznesmeni kontravers, Damir Fazlliç, ka ardhur në Shqipëri në vitin 2005, si pjesëtar i kompanisë BG& R, kjo e fundit konsulente e Partisë Demokratike për fushatën elektorale. Që prej kësaj kohe, ai ka krijuar lidhje të forta me njerëzit kryesorë të PD-së si dhe me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, madje ka bërë shumë herë “konsulentin” e kësaj qeverie, duke sjellë në Tiranë edhe këshilltarin e Berishës, Tom Rixh.
***
Prokuroria kantonale e Sarajevës zhvillonte dy hetime kundër Damir Fazlliç, pronarit të kompanisë"European Finance" me dyshimet për mashtrime financiare dhe shantazh. Këtë e ka konfirmuar për "Nezavisne Novine" Branko Shlivar, kryeprokurori kantonal i Sarajevës."E kemi në përpunim lëndën që ka të bëjë me Damir Fazlliç, ndërkaq bëhet fjalë për rastet e firmës "AC European Finance" dhe "Capital Investment Menagment Corporation". Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për firma fiktive, hetimet i kemi hapur kundër dy personave fizikë, përkatësisht shtetas të Bosnjes dhe të Britanisë së Madhe, për shkak të veprës penale të mashtrimit", - thuhet në deklaratën me shkrim të kryeprokurorit kantonal. Sipas rezultateve të deritanishme të hetimeve, Damir Fazlliç ka marrë nga Enti Federal për Punësim 25.000 KM ( monedha e Bosnjes: 1 euro = KM 1.95583) ndihmë në vitin 1999,për ndërtimin e hotelit "Rogner" në Sarajevë. "Ky hotel duhej të ndërtohej nga një kompani austriake, kurse Damir Fazlliç në cilësinë e konsulentit, duhej të merrte pjesë në të gjitha punimet. Fazlliç duhej të ndihmonte për punësimin në këtë hotel të 100 punëtorëve. Hoteli nuk u ndërtua asnjëherë, punëtorët nuk u punësuan, kurse Enti Federal i Punësimit i shndërroi paratë e dhëna në një hua pa kthim për Damir Fazlliç", - thuhet në raportin e prokurorisë kantonale të Sarajevës.
***
Në rastin tjetër, Fazlliç, në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë amerikane "Capital Investment Menagment Corporation" kishte marrë 250.000 dollarë amerikanë nga Fabrika e Duhanit në Sarajevë për shërbime konsulente në përgatitjen e tenderit për shitje të kësaj fabrike. Shërbimet e porositura nuk janë kryer asnjëherë e as që është lidhur kontratë. Fabrika e Duhanit në Sarajevë që në vitin 2002 ka parashtruar padi për kthimin e parave ", - thuhet në raportin e hetimit të prokurorisë kantonale të Sarajevës për Fazlliç.
Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria e Sarajevës po verifikon edhe lidhjet e Damir Fazlliç me Hrvoje Petraç, një biznesmen nga Kroacia, i dënuar për pengmarrje, i dyshuar për lidhje me të akuzuarin e Hagës, Ante Gotovina. Mediat kroate publikuan para dhjetë ditësh pjesë nga ditari privat i Hrvoje Petraç, në të cilin përmenden bashkëpunimet e tij me Damir Fazlliç.
-------------------------------------------------------------------------------------Lidhjet me Milosheviçin dhe zyrtarët e tjerë serbë të “konsulentit” të qeverisë Berisha
E kaluara e Fazlliç, “sekserit të Ballkanit”
Damir Fazlliç është lindur në vitin 1975 në Vishegrad. Sipas gazetës “Slobodna Bosnia”, në vitet ‘90 ai emigroi me familjen në Londër, ku u vu në kontakt më pas edhe me Xhorxh Barsbi-n, një agjent londinez i MI6-ës, i cili më pas u vendos në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd. Sipas kësaj gazete, Fazlliç i shfrytëzoi lidhjet e tij angleze për të fituar miqësinë e njerëzve të pushtetshëm në Beograd si Vuk Jeremiç apo Boris Tadiç. “Një prej arritjeve të tij të para si një përkthyes në moshë të re, ishte shitja e Telekomit serb dhe e kompanisë “NATËEST”, ndërsa negociatat u kryesuan nga ish-sekretari anglez për Marrëdhëniet me Jashtë, Dagllas Hërd. Aktualisht, Fazlliç është në Bosnjë-Hercegovinë dhe është lidhur fuqishëm si ndërmjetës për tregtinë e armëve”, - shkruante “Slobodna Bosnia” në vitin 2005. Më tej, kjo gazetë ka paraqitur edhe të dhëna të tjera lidhur me një numër të madh operacionesh financiare, ku Fazlliç ka lënë gjurmët e tij. Tregtia e armëve dhe privatizimet duket se kanë qenë “pjata e preferuar” e Fazlliç, ndërsa “Slobodna Bosnia” shkruan se, “sipas disa burimeve, ai është një ndër njerëzit më të korruptuar me më shumë lidhje dhe nga më intrigantët në Ballkan”. Kjo gazetë thekson dhe aktin se Damir Fazlliç ka një lidhje të trashëguar miqësie familjare me Jovica Stanisiç. “Fazlliç kishte “rekomandime të mira” nga Stanisiç si pasojë e miqësisë së hershme mes Stanisiç dhe së ëmës së Fazlliç, Jovanka”, - shkruan “Slobodna Bosnia”, e cila edhe njëherë nxjerr në pah lidhjet e fuqishme të Damir Fazlliç me klanin e Millosheviçit, duke qenë se Stanisiç ishte numri 2 i pushtetit të kohës së Millosheviçit.
-----------------------------------------------------------------------Ngarkesat me armë shqiptare porositeshin nga Bosnje-Hercegovina. Lidhja e Fazlliç me të pandehurit e Gërdecit
Lidhjet e Damir Fazlliç me trafikun e armëve shqiptare
TIRANË- Trafiku i armëve, që kulmoi me shpërthimin e fabrikës së Gërdecit, ka lënë disa gjurmë domethënëse në Bosnjë-Hercegovinë. Burime të mirinformuara kanë bërë me dije se Bosnjë-Hercegovina ka qenë realisht “kërthiza” e gjithë operacioneve të trafikimit të armëve me bazë Shqipërinë. Disa muaj para dekonspirimit të këtij trafiku, disa agjenci të huaja të inteligjencës kanë raportuar se ngarkesat me bazë Shqipërinë në pjesën dërrmuese të tyre porositeshin nga Bosnjë-Hercegovina, ndërsa destinacionet kanë qenë kryesisht për në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Azisë. Në trekëndëshin Shqipëri-Bosnjë-Destinacion, shërbimet e huaja të inteligjencës kanë spikatur praninë dhe kontaktet e vazhdueshme të shtetasit boshnjak Damir Fazlliç me aktorët kryesorë këtij trafiku.
***
Që prej vitit 2003, Fazlliç ka qenë një ndër biznesmenët më influentë në Partinë Demokratike. Në muajt nëntor-dhjetor 2007, një personazh i shumëpërfolur në Shqipëri për trafikimin e armëve është shoqëruar nga autoritetet boshnjake në komisariat, fill pas një kontakti që ai kishte patur pak minuta më parë me shtetasin Fazlliç. “Autoritetet boshnjake i ndaluan makinën dhe e shoqëruan në komisariat. Arsyeja që iu paraqit atij për ndalimin ishte vulgare dhe 30-vjeçari u shoqërua zyrtarisht për mosrespektim të sinjalistikës rrugore. Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, ai u pyet në lidhje me vizitat e shpeshta në Bosnjë dhe për arsyet e këtyre vizitave. Vetëm pak çaste para ndalimit dhe shoqërimit të tij, 30-vjeçari shqiptar kishte patur një kontakt me shtetasin boshnjak Damir Fazlliç. Natyrisht që autoritetet boshnjake kishin të dhëna se dy personat kishin plane “tregtare” me njëri-tjetrin dhe shoqërimi në polici i shtetasit shqiptar ishte një mesazh më shumë sesa një marrje në pyetje”, - ka thënë një burim i lidhur me zhvillimet në fjalë.
***
Ndërkaq, gazeta investigative boshnjake “Slobodna Bosnia” i ka bërë tre vite më parë një “skaner” gjithë aktivitetit të Fazlliç në trafikun e armëve.Sipas kësaj gazete, Fazlliç hyri për herë të parë në biznesin e armëve nëpërmjet kompanisë “Uniëorld” me seli në Limasol, Qipro. Kjo shoqëri ishte regjistruar në emër të Vladan Deliç, i cili njëherë e njëkohë punonte për kompaninë “GENEX”. Në kohën e sulmeve të NATO-s mbi Serbi në vitin 1999, Fazlliç së bashku me një grup ish-punonjësish të “GENEX” morën pjesë në furnizimin me armë të Republikës Federale të Jugosllavisë. Armët niseshin nga Rusia dhe vinin nëpërmjet kompanisë “Matrex”. Armët në fjalë ishin “antiraketë”, të cilat i duheshin shumë asokohe Millosheviçit. Disa vite më parë, Fazlliç u bë përfaqësuesi ekskluziv për firmën “GENEX” në Bosnjë-Hercegovinë”, - shkruante “Slobodna Bosnia” në vitin 2005. Gazeta investigative “Slobodna Bosnia” raportonte në vitin 2005, se Damir Fazlliç është aksioner i kompanisë “Jef Corporation”, e cila është një kompani e regjistruar në “Virgin Island” dhe me një filial në Kiev. “Një ndër lëvizjet e tij më të bujshme ishte në vitin 2002, kur ai u përpoq t’i shiste armë ruse shtetit sirian. Kjo ngarkesë prej 22 milionë dollarësh me armatime u sekuestrua në Beograd me urdhër të autoriteteve amerikane”, - shkruan “Slobodna Bosnia”.
Marrë nga gazeta “Tema”
ARMËT
Delijorgji e Ylli Pinari, vizita të shumta të Bosnje
TIRANË- Prokuroria shqiptare ka zbuluar se Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, e madje dhe njerëz të afërt me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, kanë kryer një numër të konsiderueshëm vizitash në Bosnjë-Hercegovinë. Prej disa muajsh këto lëvizje janë mbajtur nën vëzhgim nga shërbimet inteligjente të vendeve fqinje, ndërsa mbikëqyrja e vizitave në Bosnjë u bë edhe më e përqendruar, pasi autoritetet turke bllokuan në vitin 2007 rreth 60 kontenierë me municione që ishin nisur për në Armeni. “Në fillim u mendua se thjesht turqit kishin parandaluar kalimin nga brezi i tyre territorial të një sasie armatimesh të porositura nga një shtet që ka probleme me Turqinë. Çështja u bë vërtet serioze, kur autoritetet më të larta armene mohuan ekzistencën e një kontrate me shtetin shqiptar për importimin e këtyre municioneve (sikurse pretendoi ish-drejtuesi i “MEICO”, Pinari). Armët dyshohet se do të shkonin në Armeni, pasi ishin porositur pas “ndërhyrjes” si negociatorë të disa personazheve të lidhur prej vitesh me trafikun në Bosnjë. Mes tyre shquan Damir Fazlliç.
Vizita e parë e Fazlliç në Tiranë me kompaninë BG& R dhe lidhja e ngushtë me Lulzim Bashën
Lidhjet e boshnjakut me qeverinë “Berisha”
TIRANË- I dyshuari për lidhjet e tij me mafian ballkanike, Damir Fazlliç, njihet për lidhje të ngushta me qeverinë “Berisha”. Boshnjaku Fazlliç u bë shumë aktiv nga mesi i vitit 2005 në Shqipëri, ndërsa u njoh me kreun e PD-së, Sali Berisha në Uashington, në kohën qëky i fundit shkoi të lidhte marrëveshjen me kompaninë BG&R për menaxhimin e fushatës elektorale të 2005.Sipas një investigimi të botuar në gazetën “Tema”, vetë Fazlliç ka qenë i angazhuar me këtë kompani si pasojë e njohjes së tij të hershme me përfaqësuesin ekzekutiv për Evropën Juglindore të kompanisë BG&R. Në këtë histori, Damir Fazlliç u lidh fort me Lulëzim Bashën, asokohe zëdhënës i Partisë Demokratike për fushatën elektorale.Boshnjaku hapi bashkë me kunatin e Bashës katër kompani në Tiranë dhe dyshohet se është bërë “sekseri” kryesor i kontratave të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit. Roli i Fazlliç si “ambasador” i lobingut për Partinë Demokratike u konfirmua, sidomos kur ai mundësoi ardhjen e amerikanit Tom Ridge në vitin 2006 në Shqipëri, si këshilltar të kryeministrit Berisha. Kjo lëvizje krijoi shumë sensacion në atë kohë, pasi zoti Ridge më parë kishte punuar si Sekretar i Sigurisë Kombëtare pranë presidentit amerikan, George Bush, fill pas sulmeve të 11 shtatorit. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se zoti Fazlliç ruan ende një miqësi të fortë me kryeministrin Berisha, ndërsa të njëjtën miqësi ndajnë dhe dy fëmijët e kryeministrit me Fazlliç.
Rrëfimi i bosit të RUDNAP: Takimi me Tom Ridge dhe Damir Fazlliç
“Darka sekrete” e Fazlliç për trafikun e armëve
Përveç “gjurmëve” që ka lënë në kontaktimet e krerëve shqiptarë të trafikut të armëve në Bosnjë, Fazlliç është bërë objekt edhe i një dëshmie publike të një biznesmeni serb, bosi i firmës “RUDNAP”, ku përmendet dhe emri i mikut të tij amerikan, Tom Ridge. Rreth gjashtë muaj më parë, biznesmeni serb, Vojin Lazareviç, ka dëshmuar për një televizion boshnjak lidhur me atë që u etiketua si darka sekrete. Kjo dëshmi e Lazareviçit, e hedhur në youtube, ku ai ka pohuar se ka qenë në shoqërinë e pronarit të restorantit, Farudin Radonica, kryeministrit federal të Bosnjë-Hercegovinës, Nexhat Brankoviç, shefit të policisë sekrete të Bosnjës, Almir Dzhuvo, lobistit amerikan, Tom Ridge dhe shtetasit boshnjak, Damir Fazlliç. I pyetur nga gazetarja e televizionit lidhur me këtë takim, biznesmeni Lazareviç ka pohuar se në këtë darkë “u diskutua për mundësinë e tregtimit të armëve dhe për rishitjen e energjisë elektrike për Bosnjë-Hercegovinën”, ndërsa ka theksuar se sektori energjitik është fusha kryesore e operimit të kompanisë së tij. Dëshmia e biznesmenit Lazareviç përbën një komponent të rëndësishëm lidhur me fushëveprimin dhe aktivitetin e nëndheshëm të Fazlliç.