Pranga ne Milano kapos se Divjakes
Xhemil Beharaj
Operacioni i koduar "Karavastaja", ka vene ne pranga ne Milano te Italise, Luan Fushen, i akuzuar per shtate vrasje, tre nga te cilat te provuara dhe i cilesuar si kreu i “Bandes se Divjakes”. Dhjete dite me pare, Gjykata e Krimeve te Renda kishte miratuar kerkesen e prokurorise per urdhrin e arrestit, nderkohe qe autoritetet e vendit fqinj kane kapur ne kohe rekord 44-vjecarin e shumekerkuar. Burime zyrtare nga policia e Fierit thane se Fusha qendronte ne Itali me dokumente te rregullta, kurse rihapja e dosjes coi ne faktimin e tre prej ekzekutimeve ne vitin 1998, dy nga viktimat vellezer, bazuar edhe ne deshmite e mbledhura. Ai akuzohet per vrasjen e Edmond e Dhimiter Bashurit, si dhe te kusheririt te tyre, Armand Kokoneshi, me 14 gusht te vitit 1998 ne Lushnje. Shkak eshte bere fakti se babai i viktimave kishte pare 44-vjecarin te ekzekutonte nje person ne mes te qytetit ne vitin 1997 dhe ai kerkonte ta hiqte qafe si deshmitar.
Operacioni eshte zhvilluar fale bashkepunimit te agjenteve te policise se Qarkut Fier, Interpol Tiranes dhe Romes dhe ka perfunduar rreth ores 17:30 te dites se djeshme, ne kohen kur Fusha sapo dilte nga banesa e tij e marre me qira, ne njeren prej lagjeve te Milanos. Zyrtare te policise konfirmuan se zbulimi i autoresise eshte bere edhe mbi bazen e gjurmeve te gishterinjve per 3 vrasjet dhe nje plagosje. Mbi bazen e dokumenteve te nxjerra ne kuesturen e qytetit verior karabinieret kane bere izolimin e te dyshuarit dhe vezhgimin e levizjeve te tij. Ne momentin kur ai eshte bere gati te dale nga banesa, sherbimet speciale te policise italiane, ne bashkepunim dhe me agjentet shqiptare e kane rrethuar duke e prangosur. Me pas Fusha eshte derguar ne ambientet e komisariatit, ku dhe i jane marre gjurmet e gishtave dhe bere disa fotografi. Por agjentet kane krahasuar edhe gjurmet e gishterinjve, qe rezultuan te njejta me ato te dosjes hetimore.
Akuza kryesore per Luan Fushen eshte ekzekutimi i vellezerve Edmond dhe Dhimiter Bashuri, si dhe kusheririn e tyre, Armand Kokoneshi, ngjarje e ndodhur me 14 gusht te vitit 1998. Lidhur me keto tre krime, mesohet se babai i dy te rinjve kishte qene deshmitar okular ne nje tjeter ekzekutim te kryer nga Luan Fusha, ne qender te qytetit te Lushnjes. Ndaj, per te hequr qafe 50-vjecarin, ai u ka hyre brenda ne shtepi pjesetareve te familjes Bashuri, duke vrare dy vellezer dhe njeriun e tyre, qe kishte shkuar per vizite, pa mundur te eliminoje deshmitarin. Por mesohet se gjurmet e gishtave te Fushes kane dale edhe ne tre vrasje te tjera te kryera ne qytetin myzeqar. Zyrtaret thane se Fusha njihet si kreu i “Bandes se Divjakes” gjate trazirave vitit 1997 dhe hetohet per vrasje e plagosje te mundshme te kryera ne Itali. Interpol Tirana ka percjelle dokumentacionet diten e djeshme dhe pritet te dergohet dosja e prokurorise ne Itali me qellim ekstradimin e 44-vjecarit. Dosja do i percillet fillimisht Ministrise se Drejtesise dhe me pas autoriteteve te vendit fqinj.
Policia: Dy muaj rihetim dosjes
Urdhri per rihetimin e dosjes se mbyllur pa autor e kishte dhene Policia e Shtetit. Hetimet i ka kryesuar nendrejtori i Policise Fier, Artan Cuku, i cili nepermjet grupit te punes ka marre ne pyetje deshmitaret e kesaj ngjarje te rende dhe rishikuar materialet ne dosje. “Per dy muaj jane marre e rimarre ne pyetje shume deshmitare okulare te ngjarjeve, per te cilat dyshohej si autor Luan Fusha, kurse per ata qe nuk gjendeshin ne Shqiperi, u moren per baze deshmite e meparshme”, thane burime zyrtare.
Hetim nga italianet per nje vrasje
Aktiviteti i dyshimte i Luan Fushes daton para vitit 1996, ne qytezen e tij te lindjes, Divjake. Per shkak te veprimtarise, gjate trazirave te vitit 1997, 44-vjecari cilesohet edhe si kapo i “Bandes se Divjakes”. Ndersa eshte faktuar ekzekutimi i trefishte i vitit 1997, burime policore thone se kater krime te njejta dyshohet te jene kryer gjate trazirave nga Fusha, per te cilat po hetohet. Mesohet se ndaj Fushes jane kryer hetime edhe ne Itali, pasi akuzohet si autor i nje vrasjeje dhe nje plagosje te dy shtetasve italiane, disa vite me pare.