E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga për falsifikim eurosh 29-vjeçarit Zeka



TIRANË - Ka rënë në pranga një i kërkuar nga uniformat blu për falsifikim të kartëmonedhave. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë gjatë ditës së djeshme se kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se ka falsifikuar kartëmonedha euro. Në flagrancë është vënë në pranga i kërkuari Dardan Zeka, 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky person është kapur në flagrancë në afërsi të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, me shumën 500 euro të prerjeve 50 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara. Më datë 4 qershor 2010, i arrestuari ishte shpallur në kërkim policor nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës për veprën penale të "falsifikimit të kartëmonedhave". Në cilësinë e provës materiale uniformat blu kanë sekuestruar 10 kartëmonedha të prerjeve 50 euro. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "falsifikimit të monedhave".

24 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›