Pranga pleqve që shisnin kokainë
Policia ka arritur të gjejë kokainë edhe aty ku nuk e priste. Pas një informacioni operativ, efektivët e policisë kanë mbetur të shtangur, kur një çifti pensionistësh i kanë kapur disa gramë kokainë, që dyshohet se do i shisnin në Qytet Studenti. Kadri e Fiqirete Kadriaj janë arrestuar nën akuzën e mbajtjes dhe të shitjes së lëndës narkotike. Grupi hetimor, i cili ka mbetur i shtangur nga poseduesit e drogës, shpjegoi se pak ditë më parë kishin marrë informacion që në banesën e çiftit të lartpërmendur do gjenin kokainë, pasi ata merreshin me tregtimin e saj. Informacioni është dukur i pabesueshëm, por është vendosur që ata të mbahen nën vëzhgim, ndërsa prokuroria ka lëshuar një urdhër kontrolli në banesë.
Aksioni
Pasdites e së hënës, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tyre. Pikërisht rreth orës 16:00, kur Kadri dhe Fiqirete Kadriaj, përkatësisht 67 dhe 62 vjeç, ndodheshin në banesën e tyre në rrugën "3 Vëllezërit Kondi", disa oficerë policie kanë ushtruar një kontroll të befasishëm. Gjatë kontrollit, policia ka mundur të gjejë brenda 5.5 gramë kokainë, e cila ishte ndarë në gjashtë proporcione. Por, duke kontrolluar edhe më mirë në banesë, uniformat kanë zbuluar edhe një vend ku ishte vënë një peshore elektronike, që shërbente për peshimin e kokainës. Ndërsa në një dollap në dhomën e gjumit policia ka mundur të gjejë rreth 212 mijë lekë, të cilat mendohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal. Me gjetjen e provave të lartpërmendura, drejtuesi i grupit hetimor ka vendosur që burrë e grua të shoqërohen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi nuk kishte njeri tjetër në banesë. Ata janë marrë në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore, duke dhënë deklaratat në lidhje me drogën e gjetur në banesën e tyre. Sipas tyre, drogën e kishin blerë vetë, pavarësisht se nuk kanë treguar se te cili person, për arsye se ishin të papunë dhe pensionet nuk u dilnin për të jetuar. Kjo ishte menduar si zgjidhje prej tyre, duke e shitur te studentët.
Aktiviteti
Zakonisht, sipas policisë, ata punonin me porosi, pasi njihnin shumë studentë dhe përdorues të kokainës. Duke marrë shkas nga këto informacione, nën drejtimin e prokurorit është vendosur që të dy të moshuarit të arrestohen në flagrancë, për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjithashtu, atyre u janë sekuestruar edhe gjithë materialet e gjetura në banesë. Por, policia dyshon se ata bashkëpunonin me të afërm të tyre në këtë aktivitet kriminal dhe deklaratat e dhëna në polici mund të jenë dhënë për të mbrojtur persona të tjerë. Zakonisht, tregtimin e bënin te stolat e godinave të Qytetit Studenti, ku takoheshin me studentët. Ky nuk është rasti i parë që persona të moshuar kapen duke u marrë me shitje droge. Rreth dy vite më parë, dy persona të tjerë u kapën në qytetin e Korçës. Edhe ata shisnin lëndë narkotike në sasi të vogël dhe në atë kohë deklaruan se e kryenin aktivitetin e paligjshëm për të mbijetuar. Gjithashtu, një tjetër i moshuar është kapur në Tiranë kohë më parë, i cili shiste kokainë në qendër të Tiranës, përballë bibliotekës. Ndërsa operacioni i djeshëm vjen direkt pas një tjetër operacioni të realizuar nga policia e Tiranës tri ditë më parë. Në operacionin e koduar "Mesnata", policia arrestoi katër veta dhe shoqëroi 20 të tjerë, të cilët ishin mbledhur në një vilë, ku konsumonin alkool dhe drogë, që nga kokaina, ekstazi dhe hashash.