E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhimë, kapet një breshkë me dy kode në këmbë

VLORË- Një breshkë më shumë se 50 kilogram është kapur nga peshkatarë të Radhimës jo shumë larg bregut. Sipas peshkatarëve breshka është pikasur në momentin që po nxirrej prej detit rrjeta e peshkimit e cila ishtë më e rëndë se herët e tjera.

Për habi të peshkatarëve së bashku me peshqit gjendej edhe ekzemplari i breshkës, kurrizi i të cilës ishte i dëmtuar. Sipas peshkatarëve dëmtimi mund të jetë shkaktuar nga helika e ndonjë mjeti ujor.

Kapja e breshkave nuk është më një risi, pasi shpeshherë kapen breshka të përmasave dhe madhësive të tilla por e vecanta e saj është dy kode të vendosura nga kush është kapur më parë në të dy këmbët e përparme.

Poshtë pjesëve metalike që përmbajnë kodet ka mbishkrimin e prejardhjes nga Italia por përgjigje më të saktë në lidhje me prejardhjen e tyre si pritet të japin specialistët e Institutit të Biologjisë, të cilat do të vizitojnë gjallesën ditën e hënë.

Aktualisht breshka mbahet në një vaskë në Radhimë dhe lëshimi i saj pritet të bëhet ditën e hënë pasi inspektimit prej specialistëve.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›