Klinton SHBA mbeshtesin masat ekonomike te kryeministrit Papandreu

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thote se Shtetet e Bashkuara e mbeshtesin plotesisht planin e rimekembjes ekonomike te kryeministrit grek Jorgo Papandreu. Zonja Klinton zhvilloi bisedime me zyrtare te larte ne Athine para takimit te rendesishem europian qe do te mbahet te enjten per nje pakete te dyte ndihmash financiare per Greqine. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Dejvid Gollast njofton nga kryeqyteti grek.
Shtetet e Bashkuara nuk do te luajne rol ne vendimin per paketen e ndihmave financiare qe do te merret nga 17 vendet kryesore te Eurozones ne Bashkimin Europian.
Megjithate zonja Klinton dha nje mesazh te fuqishem perkrahjeje politike duke thene se ishte e kenaqur qe ndodhej ne Athine ne nje periudhe sfidash sic tha ajo per te treguar mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per aleatin e tyre te NATO-s Greqine.
Sekretarja e Shtetit tha se masat e reja te qeverise se zotit Papandreu dhe rritja e taksave jane nje terapi e veshtire per qytetaret greke por tha se Shtetet e Bashkuara kane besim se rimekembja ekonomike do te ndodhe.
Une kam besim tek vendosmeria e popullit grek. Dhe pershendes qeverine greke per hapat e veshtire qe ka ndermarre. Greqia ka qene frymezuese e botes edhe me pare dhe kam besim se ajo do te jete perseri. Dhe ndersa merrni masat per ta rimekembur ekonomine ju do te keni mbeshtetjen e plote te Shteteve te Bashkuara.
Zonja Klinton foli gjate nje konference per shtyp me Ministrin e Jashtem grek Stavros Lambrinidis i emeruar kohet e fundit pas ndryshimeve ne kabinetin grek.
Permes nje perkthyesi ai tha se megjithese shume njerez ne dy anet e Atlantikut kane menduar se Greqia do te falimentoje qeveria e zotit Papandreu do te tregoje se ata e kane pasur gabim.
Pavaresisht nga parashikimet negative ne vazhdojme punen dhe do te dalim fitimtare. Sigurisht qe nuk kemi zgjidhje magjike. Por nuk ka dyshim se sakrificat e popullit grek jo vetem qe do te dalin nga problemet e shkuara por edhe do te krijojne nje baze te forte per rimekembje.
Ministri i Jashtem grek tha se vendi i tij ka nevoje jo vetem per mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara por edhe per solidaritetin europian nje mesazh i humbur mes disa vendeve anetare te BE-se gjate muajve te fundit.
Nje zyrtar i larte amerikan tha se megjithese nuk donte ta ulte rendesine e problemeve te Greqise vendi perben vetem tre per qind te ekonomise se BE-se dhe problemi grek nuk eshte i nje madhesie qe Bashkimi Europian te mos mund ta perballoje.
Bisedimet e zonjes Klinton u perqendruan edhe tek trazirat politike ne Lindjen e Mesme stabiliteti ne Ballkan marredheniet greko-turke dhe Qiproja.
Zonja Klinton tha te shtunen se Shtetet e Bashkuara do te donin te shihnin arritjen e nje marreveshjeje per Qipron para se ishulli te marre presidencen e BE-se per here te pare vitin e ardhshem.
Ministri i Jashtem grek tha se mendon qe perparimi eshte i mundur por se kerkon vullnet politik nga ana e qeverise turke.
Qiproja ka qene e ndare ne vija etnike qe nga viti 1974 kur trupat turke pushtuan nje te treten e ishullit ne veri ne pergjigje te grushtit te shtetit ne Nikosia qe synonte bashkimin me Greqine.
Zyrtari i larte amerikan tha se ai ndjehet i inkurajuar nga fakti se kreret qipriote greke dhe turq kane zhvilluar me shume se 80 takime te drejtperdrejta gjate dy viteve te fundit. Ai tha se ata jane prane arritjes se nje marreveshjeje por se deri sa kjo te arrihet vetem perpjekjet nuk jane te mjaftueshme.