E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga punonjesit te hipotekes

Lezhe - Arrestohet nga policia specialisti i zyres se Regjistrimit te Pasurive (hipotekes), Bardhok Bardhi. Gjate nje operacioni te koduar "Tapia e Fundit", blute e Lezhes kane vene ne pranga 36-vjecarin Bardhi, pasi ishte hetuar per disa kohe. Zyrtari i hipotekes, akuzohet per vjedhje dhe abuzim me vendin e punes. Burimet nga uniformat blu kane bere te ditur se, dyshohet se i arrestuari ka grabitur arken e zyres se regjistrimit te pasurive me ane te faturave. Mbi te arrestuarin, policia lokale ka ngritur akuzen e "vjedhje me ane te shperdorimit te detyres". Policia qe ka bere hetimin, nuk ka treguar detaje se sa ka qene demi qe ai i ka shkaktuar shtetit, duke marre parate qe qytetaret paguanin ne baze te ligjit ne zyren e Kadastres.

Arrestimi.

Burime zyrtare te policise se Lezhes thane dje se, arrestimi i 36-vjecarit Bardhok Bardhit, eshte bere ne banesen e tij ne afersi ne lagjen "Beselidhja" te Lezhes. Sipas policise, ishte seksioni i Krimit Ekonomik ne Policine e Lezhes kishte nisur prej kohesh operacionin per arrestimin e tij, ku kishte me shume se tre muaj qe e mbante nen kontroll. Policia ka mbajtur nen kontroll te gjitha levizjet e te arrestuarit si dhe ka pergjuar telefonin e tij, thane burime te Policise se Lezhes. Burimet saktesojne se, Bardhok Bardhi ishte me detyren e ndihmes specialistit te zyres se regjistrimit te pasurise se Paluajtshme te Lezhe, kryente gjithashtu dhe detyren e arketarit. Prej nje viti ai vazhdonte te merrte parate e arketuara te klienteve te kesaj zyre, por me shuma jo te medha. Kjo kishte bere te mundur edhe mbajtjen te fshehur deri tani te kesaj vjedhjeje.

Denoncimi

Drejtuesit e kesaj zyre kishin kohe qe e kishin ngritur shqetesimin per humbjen e parave, por kjo ne te shumten e rasteve ishte mbuluar me ane te bakshisheve. Burime te policise thane gjate dites se djeshme, se kane qene pikerisht punonjesit e kesaj zyre, qe kane bere denoncimin ne polici e cila kishte vazhduar menjehere operacionin per arrestimin e Bardhit dhe dokumentimin e plote te vjedhjes. Uniformat blu thane se, po shikohen edhe te gjitha blloqet e arketimit, pasi dyshohet se Bardhi kishte dy blloqe ku njerin e plotesonte ne prani te klienteve dhe tjetrin me shume me te vogel derdhje parash e plotesonte pa pranine e tyre, si dhe mundesite e abuzimit qe ai ka pasur duke mbajtur dy detyra njekohesisht.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›