Plagos djalin e gjyqtares, arrestohet
Fier - Nje 42-vjecar ka rene ne pranga te policise pasi ka qelluar tre here me thike djalin e nje gjyqtareje te Fierit. Burimet zyrtare te Policise se Fierit, thane se kane arrestuar Xhevat Bregu 42 vjec, banor i lagjes "8 shkurti". Prangosja eshte bere pasi ne nje grindje e siper me K. Sinanajn, e ka goditur kete te fundit tre here me thike ne trup. Mesohet se 42-vjecari njihet si perdorues i rregullt i alkoolit. I arrestuari eshte ndeshur me Sinanajn ne sheshin kryesor te lagjes ku ata banojne. Bregu i eshte drejtuar me fjalet "pse me shan, pse me shikon me inat". Sinanajn nga ana e tij, nuk i eshte pergjigjur por ka vazhduar te ece duke iu shmangur debatit me te. 42-vjecari e ka ndjekur nga pas dhe e ka qelluar tre here me thike ne trup dhe eshte larguar. Xh. B