Pranga shefit të postës së policisë Patos
Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka sjell arrestimin e Gerjan Kondit, shef i postës së policisë Patos, ne Drejtorinë e Policisë Fier, si dhe të Vladimir Çilotaj administrator i një shoqërie private me qëndër në Fier. Sipas një njoftimi për shtyp të Prokuririsë së Përgjithshme, dy të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte bruto në pronësi të Albpetrol-sha Fier.
Mësohet se hetimet për shefin e postës së policisë Patosë si dhe për administratorin e fimës kishin disa muaj që kishin nisur dhe mbi ta rëndojnë pesë akuza, siç janë “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Vjedhje në bashkepunim më shumë se një herë me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje dhe përvetësimi i mallrave të vjedhura”. Të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme realizonin vjedhje të karburanteve në Albpetrol. Ndërkohë që mësohet se nga Prokuroria e Përgjithshme se hetimet vazhdojnë, pasi dyshohet për përfshirje në aktivitet kriminal dhe të personave të tjerë për të cilët po bëhen hetime nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier. Kështu nuk do të përjashtohet që pas këtyre arrestimeve të ketë edhe të tjera për vjedhje të naftës.
Ndërkohë qe ndaj shefit të policisë si dhe administratorit të firmës, Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg.