Rama: Situata rrezik të dalë jashtë kontrollit të politikës
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama vuri sot në dukje se situata me video-përgjimin Meta-Prifti po del jashtë kontrollit të politikës, pasi populli sipas tij është provokuar shumë rëndë.
“Kjo qeveri e marrë fund duhet të largohet dhe ky i ashtuquajtur kryeministër që drejton me bllok plackitës, rrezikon ta nxjerrë situatën të dalë jashtë kontrollit të politikës. E them këtë se populli ka një liri kushtetuese që nuk e ka dhe ushtron asnjë forcë politike. Kur ligjet zhvleftësohen, bien dhe kur sistemi politik degjeneron e del jashtë loje, populli mund të na tejkalojë”.
Rama theksoi se në cdo ditë që kalon, Berisha po vepron gabim edhe pasi është kapur mat.
“Ai u kap në flagrancë me supe pas muri. Këtë herë u kap në flagrancë me Ilir Metën. Saliu vazhdon të provokojë një popull të tërë duke mos pranuar se Ilir Meta është prasi i kapur në dorën e tij, por i vërsulet opozitës si i marrë me pras në dorë”.
Sipas Ramës, sulmet që i bëri dje dhe në ditët e kaluara opozitës për video-përgjimin, sipas kryesocialistit janë thirrja më e thellë për popullin që të ngrihet në demontratë më 21 Janar.
“Sulmet dje ndaj opozitës ishin thirrja më e thellë për popullin në demonstratë, jo duke mbështetur PS në demostratë, por ti heqim kusarët nga qeveria”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: Situata rrezik të dalë jashtë kontrollit të politikës