E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga shperndaresve te hashashit ne kryeqytet

Dy shites lendesh narkotike jane arrestuar mbremjen e djeshme gjate kohes qe ishin duke shitur droge ne nje nga rruget e kryeqytetit. Sipas burimeve policore dy te dyshuarve u eshte sekuestruar sasia prej 2 kg e 530 gr lende narkotike te llojit hashash. Agjentet e antidroges mbi bazen e informacioneve te marra ne rruge operative kane arrestuar ne flagrance Saimir Xhafen 22 vjec dhe V.Xh. 15 vjec te dy banues ne Tirane. Dy te dyshuarit jane kapur nga forcat e rendit duke shperndare droge ne nje prej lagjeve kryesore te kryeqytetit. Gjate arrestimit u jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 2 kg e 530 gr hashash. Ne cilesine e proves materiale 22-vjecarit dhe te miturit u jane sekuestruar dhe tre telefona celulare nje motor i tipit Honda me te cilin te rinjte leviznin ne zonat ku shisnin drogen nje peshore elektronike e markes Diamond dhe nje thike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›