Vdes 29-vjecari kallami i peshkimit preku korrentin

Kallami i peshkimit ka prekur aksidentalisht linjen e tensionit te larte duke i marre jeten nje 28-vjecari. Aksidenti fatal ka ndodhur gjate oreve te pasdites se te dieles ne fshatin Gryke Lumi. Forcat policore kane shkuar ne vendngjarje dhe kane bere identifikimin e viktimes si Alket Bushi nga fshati Rrile e rrethit te Lezhes. 28-vjecari kishte dale per te peshkuar por kallami i peshkimit te cilin e mbante ne dore ka rene ne kontakt me linjen e tensionit te larte duke e lene te vdekur ne vend. Sipas burimeve policore gjate momenteve qe ka ndodhur aksidenti ne afersi te vendit te ngjarjes ka qene edhe shtetasi Gj. T. i cili eshte marre ne pyetje nga policia pasi ka pare nga afer ngjarjen. Ky i fundit eshte marre ne pyetje nga uniformat blu te cilet kane bere sekuestrimin e kallamit te karbonit i ndare ne dy pjese nga i cili gjeti vdekjen 28-vjecari.