E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrim 27 milione euro, gjobiten 13 here me pak

Hamburg- Pas me shume se 30 muaj hetimesh dhe shtate muaj procesi gjyqesor, ne Hamburg perfundoi gjykimi i vellezerve Osmani, te akuzuar per mashtrime, ne vleren deri ne 27 milione euro. Vendimi i gjykates se Hamburgut per dy vellezerit nga Kosova, Burim dhe Bashkim Osmanit ishte befasues: Lirim me garanci dhe detyrim i paraqitjeve te rregullta. Burim Osmani duhet te paguaje nje garanci prej nje milion euro, ndersa vellai i tij Bashkimi 900 mije euro. Te dy vellezerit duhet t'i dorezojne te gjitha dokumentet e udhetimit dhe te lajmerohen ne polici cdo te marte dhe te premte. Parashikohej denimi i dy vellezerve nga Kosova me gati gjashte dhe kater vjet burg, por pas pageses se garancive te larta ata fillimisht jane lene te lire. Burim Osmani u largua nga gjykata me bashkeshorten per dore, por me nje reagim te keq, duke share gazetaret ne afersi. Vellai i tij Bashkimi i fajeson mediat per vendimin e shqiptuar. "Vendimi eshte marre nen presionin e mediave dhe politikes. Ata i kane nisur te gjitha", tha ai. Te denuarit dhe avokatet e tyre nuk kane treguar mirekuptim per denimet me burg prej gati gjashte dhe kater vjet. Avokati i Burimit thote se sa i perket keqperdorimeve, thuhet se ai ka marre kredi pa garancite e duhura. "Eshte gje e re qe tani te denohen edhe kredite dhe garancite e kredimarresve. Ky eshte nje vendim i marre, ne kuptimin e plote te fjales", shpjegon ai. Avokati Tomas Flivie thote se procesi do te vazhdoje. "Ne do te kerkojme revizion, sepse jemi te bindur qe nje vendim i tille nuk qendron", thote mbrojtesi ligjor. Nga ana tjeter, prokuroria eshte e bindur se vellezerit Osmani se bashku me nje politikan dhe avokatin e tyre kane bere pune ilegale. Osmanet kane marre kredi ne vlera prej miliona eurosh, per blerjen e shtepive ne Hamburg, Hanover dhe Kroaci, pa pasur garancite e duhura. Qellimi ishte pasurimi i perbashket. Gjykata mendon se fjala eshte per keqperdorime dhe mashtrime. Kryesuesi i gjykates tha se jane konfirmuar shume prej akuzave te prokurorise. Prokurori Karsten Vegeris eshte i kenaqur. "Sa i perket prokurorise, mund te jemi shume te kenaqur, sepse denimi eshte i afert me kerkesat tona. Ky eshte nje sukses jo vetem per prokurorine, por edhe organet me te cilat kemi bashkepunuar", deklaroi perfaqesuesi i akuzes. Gjykatesi beri te ditur se akuzat per kriminalitetin e organizuar nuk jane konfirmuar. Per shkak te revizionit, familja Osmani dhe pasuria e tyre edhe me tej do te jene ne qender te vemendjes se mediave. Mbrojtja ka paralajmeruar se do te apeloje ndaj vendimeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›