E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ina Rama nuk eshte vetem Silvia Konti"

TIRANE - Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Xhon Uidhers mblodhi dje nje auditor me prokurore dhe oficere te policise gjyqesore duke dhene mesazhe te qarta te mbeshtetjes se tij dhe qeverise amerikane ne luften kunder krimit financiar dhe atij te organizuar. Seminari mbi Bashkerendimin e Institucioneve Kunder Pastrimit te Parave, u zhvillua te Prokuroria e Rrethit Tirane dhe ne te merrte pjese edhe Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama. Duke folur per Ramen, Uidhers tha se ajo nuk duhet krahasuar me Silvia Kontin, nje personazh filmi, duke dhene edhe argumentet perkatese. Ne seminarin ku dominonin prokurore te njesise se Task-Forces, eksperte te huaj amerikane po japin njohuri ne fushen juridike dhe hetimore ne parandalimin e korrupsionit dhe parave qe rrjedhin nga krimi.

Pavaresia

Duke folur gjate mbi domosdoshmerine e punes per te luftuar sa me shume korrupsionin ne vend, Uidhers kerkoi njekohesisht qe te ruhet pavaresia e institucioneve te sistemit te drejtesise. Uidhers sqaroi se ky ishte qendrimi i tij si ambasador por edhe ai zyrtar, i qeverise se Shteteve te Bashkuara.

"Sic jeni shume mire ne dijeni, parlamenti po shqyrton fillimin e nje komisioni hetimor per funksionimin e prokuroreve dhe Prokurores se Pergjithshme ketu ne Shqiperi. Qeveria ka bere thirrje edhe per nje fare inspektimi nderkombetar ne kete fushe, te cilin, sinqerisht, e gjej te pashpjegueshem", deklaroi Uidhers. Ketu, ai shtoi: "Te gjitha keto i gjej shume coroditese dhe mjaft shqetesuese". Ndersa beri dhe nje kujtese: "Tetorin e kaluar, pak pasi kisha ardhur ketu, parlamenti kish filluar nje komision hetimor per ish-Prokurorin e Pergjithshem. Tani, duket se synon te beje te njejten gje ndaj Prokurores se Pergjithshme aktuale. Po, parlamenti ka te drejte te ngreje komisione hetimore, por mos eshte kjo dicka qe parlamenti shqiptar e ben cdo tetor?", - ishte pyetja e shtruar nga Uidhers ne fjalen e tij.

Ketu ai ka dhene edhe vleresimin e tij: "Sinqerisht, nuk shoh asnje arsye legjitime perse qeveria apo parlamenti t'i ndermarre keto levizje". Dhe me tej, beri nje thirrje: "Nxis si qeverine ashtu edhe parlamentin te rishqyrtojne keto levizje impulsive qe duken se nderhyjne ne pavaresine e nje institucioni qe ka nevoje te jete i pavarur. Keshilla ime dhe e qeverise sime eshte qe prokuroret te lejohen te bejne punen e tyre si aktore te pavarur qe jane".

Krahasimi

Ambasadori shprehu ne seminar, "urimet dhe admirimin tim per Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama". Ketu, u ndal ne nje krahasim te bere nga Berisha kur Ina Rama u emerua Prokurore e Pergjithshme: "Ne te kaluaren, Znj. Rama eshte krahasuar me personazhin artistik Silvia Konti. Sic e dini, Znj. Konti ishte e perkushtuar dhe e vendosur te luftonte krimin pavaresisht cfare pengesash i krijonin, pavaresisht nga veshtiresia e rrethanave, apo kundershtite ndaj saj. Ky krahasim eshte me vend, por nuk arrin lart sa duhet. Sepse personazhi i Silvia Kontit ishte artistik, ndersa detyrat qe Znj. Rama ka marre persiper jane shume reale", - tha z.Uidhers.

Ne vijim te ketij argumenti, Uidhers tha se pergjegjesite e Ina Rames, jane "jo vetem te hetoje disa prej ceshtjeve me te veshtira dhe me te debatueshme qe ka njohur ndonjehere Shqiperia, por ne nje kuptim me te gjere dhe me te thelle, te jape nje kontribut me peshe ne ndertimin e demokracise shqiptare duke mbrojtur pavaresine e institucionit te saj dhe te gjyqesorit ne pergjithesi, ndaj presioneve politike dhe sulmeve politike". Ketu nuk kane munguar serish vleresimet me nota te larta: "Nuk me duhet ndonje mencuri e madhe per te parashikuar qe kur te shkruhet historia e demokracise shqiptare, per njerezit si Ina Rama do te kete nje kapitull te vecante".

Raportet, Uidhers vlereson njesine amerikane

Duke ju referuar raporteve te nderkombetareve, ambasadori i SHBA ne Tirane, Xhon Uidhers ka vleresuar punen e njesise se ngritur nga eksperte amerikane, ne luften ndaj korrupsionit. Menjehere me pas, ai ka keshilluar duke deklaruar qe te lihen te lire prokuroret te bejne detyren si aktore te pavarur.

Nje vit me pare, eksperte te huaj te atashuar prane trupit diplomatik ne Tirane ofruan asistence financiare dhe teknike per ngritjen e nje task-force, qe do te luftonte krimin finaciar dhe pastrimin e parave, si fenomene te panjohura nga organi i akuzes.

Trajnimi

Seminari i djeshem kishte si qellim te saj shkembimin e ekspertizes qe perfaqesohet ne kete salle; duke mbledhur bashke prokurore, oficere te policise gjyqesore, zyrtare te zbatimit te rregullave nga bankat, ekipi qe nevojitet per te luftuar nje murtaje. Kjo murtaje sipas ambasadorit amerikan eshte pastrimi i parave, cka perfaqeson shtyllen kurrizore per krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin.

Kryeprokurorja

Prokuroria e Pergjithshme sipas Uidhers ka si pergjegjesi jo vetem te hetoje disa prej ceshtjeve me te veshtira dhe me te debatueshme qe ka njohur ndonjehere Shqiperia, por ne nje kuptim me te gjere dhe me te thelle, te jape nje kontribut me peshe ne ndertimin e demokracise shqiptare duke mbrojtur pavaresine e institucionit te saj.

Rendesia e nje seminari

Ambasadori vleresoi se ky seminar eshte jo vetem i rendesishem, "por perben edhe nje shans te madh". Sipas Uidhers, "duke mbledhur bashke ekspertizen qe perfaqesohet ne kete salle; duke mbledhur bashke prokurore, oficere te policise gjyqesore, zyrtare te zbatimit te rregullave nga bankat, kemi mbledhur bashke ekipin qe nevojitet per te luftuar nje murtaje".

"Kjo murtaje, - vijoi Uidhers, - eshte pastrimi i parave, cka perfaqeson shtyllen kurrizore per krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin", duke konkluduar: "Keto jane krime qe ndikojne jo vetem Shqiperine, por te gjithe boten".

Gurgule, mjeshtri i antikrimit ekonomik

Profesor Xhimi Gurule, nje ish prokuror federal, eshte aktualisht profesor drejtesie ne Shkollen e Ligjit te Universitetit Notre Dame, ku jep lende per te drejten penale, krimet e jakave te bardha, te drejten penale nderkombetare, si dhe ligjin mbi terrorizmin. Ne vitet 2001-2003 ishte zyrtari me i larte ligj-zbatues i Departamentit te Thesarit ne qeverine e Sh.B.A. Ne kete dhe poste te tjera te shquara, ai ndihmoi hartimin e strategjise globale te Departamentit te Thesarit kunder financimit terrorist dhe Strategjine Kombetare per Pastrimin e Parave te Qeverise se Sh.B.A. Si zyrtari kryesor mbikeqyres per Rrjetin e Ligjzbatimit kunder Krimit Financiar, homologe e Njesise se Inteligjences Financiare ketu ne Shqiperi, Profesor Gurule konsiderohet se ka cilesite unike per te diskutuar hetimin dhe ndjekjen e ceshtjeve te pastrimit te parave.

Rama, hesht dhe mbeshtet ambasadorin

Kryeprokurorja Ina Rana, menjehere pas fjales se Uidhers, tha se nuk kishte se cfare te shtonte me shume sesa ambasadori. Duke falenderuar ambasadorin per mbeshtetjen ndaj prokurorise shqiptare, kryeprokurorja, vleresoi pervojen amerikane si mjaft te vlefshme per hetuesit shqiptare ne luften kunder krimit ekonomiko-financiar. "Duke marre formimin profesional dhe karrieren e profesorit Xhimi Gurule, do te kete efekt ne punen tuaj", tha Ina Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›