E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga të kërkuarit, akuzohet për trafik droge



Tiranë – Ishte në kërkim për “tregtimin e lëndëve narkotike, u ndalua nga policia. Burime policore thanë se seksioni Kundër Drogës, arrestoi personin në kërkim Eduart Belulaj, 30 - vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kreshman Fier. Ndalimi i tij u krye sepse Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit të datës 12 korrik 2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, mbi caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg”, në mungesë. I lartë përmenduri akuzohet për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. U realizua në kohë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës.

Ndalohet i mituri, kishte grabitur disa muaj më parë

Tiranë - Nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, kapet nga sektori i Operacioneve Speciale & Kërkimit shtetasi R. M, 16 - vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. I mituri akuzohet për veprën penale të “vjedhjes me dhunë të kryer në bashkëpunim”, vepër të cilën Gjykata e Apelit me vendimin të datës 02 qershor 2008, ka vendosur miratimin e vendimit të datës 30 Prill 2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të masës së sigurimit “Arrest në burg”. U realizua në kohë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës.

18 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›