E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, shqiptarët paguajnë deri në 7 dollarë në ditë për parkimin e automjeteve



Ervin Koçi

Shqiptarët ashtu si për shumë shërbime që i kanë më të shtrenjta se normalisht, në raport me të ardhurat mujore për frymë, paguajnë një shifër të madhe edhe për parkimin e automjeteve. Niveli më i lartë i këtij çmimi është për banorët e kryeqytetit, të cilët paguajnë 1/10 e të ardhurave mujore të tyre vetëm për ruajtjen dhe parkimin e automjetit. Edhe pse kjo shumë parash u merret vetëm atyre pronarëve të cilët automjetet i lënë nëpër parkime publike të administruara nga bashkia, përsëri sasia e parave është e konsiderueshme po ta krahasosh atë me nivelin e pagesës që bëjnë banorët e qyteteve dhe kryeqyteteve të Europës. Kështu sipas të dhënave të një raporti të bërë nga “Colliers Internacional”, kompania lider në botë për shërbimet e pasurive të paluajtshme, një qytetar shqiptar që okupon një vend parkimi publik për automjetin e tij, paguan një shumë deri në rreth 153 dollarë në muaj. Pra vetëm për parkimin e makinës së tij një banor i kryeqytetit paguan një shifër mesatare që arrin në 7 dollarë në ditë.

Llogaritjet

Të dhënat e raportit i referohen qershorit të këtij viti dhe krahasojnë kryeqytetin tonë me disa qytete të tjera në Evropë, Afrikë dhe me vendet më të zhvilluara të Lindjes së Mesme, ku normalisht paguhet për parkimin e automjetit privat. Tirana renditet e 37-ta në listën prej 50 qytetesh të Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, të marra në konsideratë për këtë raport. Një krahasim më i gjerë përfshin edhe shtetet e Amerikës së Veriut, Kanadasë dhe Amerikës Latine. Parkimi në muaj në Tiranë është në të njëjtat nivele me Bukureshtin në Rumani (vend anëtar i BE-së) dhe me Rigën në Letoni. Ky çmim është i krahasueshëm me Dubain, ku parkimi në muaj kushton 198.48 dollarë, me Tel Avivin në Izrael, me 198.48 dollarë në muaj, Berlinin në Gjermani me 192.33 dollarë dhe Brukselin në Belgjikë me 192.33 dollarë në muaj. Gjithashtu krahasohet edhe me tre zonat më të shtrenjta në Amerikën Latine, si Santiago në Kili, me rreth 200.00 dollarë në muaj, me Mexico City në Meksikë, ku parkimi kushton 150.00 dollarë në muaj dhe me Limën në Peru, ku parkimi shkon deri në 145.00 dollarë në muaj.

Raporti

Të mbash një makinë sidomos në kryeqytetin tonë po bëhet një sfidë për ditë e më e madhe. Atyre që ua mban xhepi të kenë një makinë e të përballojnë çmimet tepër të larta të karburanteve që sa vijnë e rriten, duhet t’i shtojnë kësaj shumë edhe 153 dollarë në muaj për parkimin e mjetit. Raporti vlerëson se kostoja e parkimeve është rritur në të gjithë botën, aq më tepër gjatë pesë viteve të fundit. Bëhet fjalë për zonat rrethuese të metrove në 64 zona të Amerikës së Veriut, si dhe 74 qytete në Evropë, Azi dhe Amerikën Latine. Rritja e çmimeve këtë vit, në krahasim me të dhënat e vjetshme, ka ardhur sipas ekspertëve për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike në të gjithë botën, veçanërisht në Amerikë gjatë 2008-s. Të dhënat për nivelin e pagesave në muaj janë më të larta në fakt në krahasim me të dhënat për shpenzimet ditore të parkimit në këto zona. Të dhënat për shpenzimet ditore janë më shumë në funksion të ekonomisë së përgjithshme dhe të shpenzimeve konsumatore. Ato tregojnë se kufizimi i hapësirave publike dhe zgjerimi i hapësirave të banimit, por edhe çmimet e karburanteve kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mundësitë për gjetjen e vendeve të parkimit, si dhe u ka lejuar pronarëve të tyre që të rrisin çmimet. Pritshmëritë për ekspertët përkthehen me një tjetër rritje në muajt në vazhdim.

Zonat më të shtrenjta të parkimit në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë

Qyteti Shteti Mesatarja ditore USD Mesatarja mujore USD

Londra- City UK 68.07 1166.87

Londra-periferi UK 62.23 1135.76

Stokholm Suedi 39.4 508.92

Dublin Irlandë 33.85 507.74

Oslo Norvegji 41.68 482.35

Zyrih Svicër 38.19 477.43

Moska Rusi 61.54 461.58

Viena Austri 61.54 430.81

Amsterdam Holandë 66.16 423.12

Helsinki Finlandë 46.16 415.42

Kopenhagen Danimarkë 51.58 412.65

Mynih Gjermani 30.77 412.34

Podgoricë Mali i Zi 18.46 346.19

Milano Itali 38.47 338.49

Paris Francë 43.08 330.8

Budapest Hungari 13.85 307.72

Utrekt Holandë 30.77 304.64

Athinë Greqi 26.16 292.33

Madrid Spanjë 38.47 284.64

Hamburg Gjermani 30.77 276.95

Shtutgart Gjermani 30.77 276.95

Haga Holandë 61.54 275.41

Sofie Bullgari 13.85 269.26

Frankfurt Gjermani 46.16 261.56

Dyseldorf Gjermani 43.08 253.87

Roterdam Holandë 9.23 246.18

Varshavë Poloni 38.47 246.18

Gjenevë Svicër 19.1 238.71

Eindhoven Holandë 21.54 209.25

Beograd Serbi 15.39 200.2

Dubai UAE 21.83 198.48

Tel Aviv Izrael 34.73 198.48

Talin Estoni 40 196.94

Berlin Gjermani 30.77 192.33

Bruksel Belgjikë 27.69 192.33

Bratisllavë Sllovaki 35.39 169.25

Tiranë Shqipëri 6.92 153.86

Riga Letoni 27.69 153.86

Bukuresht Rumani 7.69 153.86

Keip-Town Afrika e Jugut 9.02 137.77

Abu-Dhabi UAE 3.97 94.28

Century-City Afrika e Jugut 8.02 87.67

Johanesburg Afrika e Jugut 6.26 86.42

Sandton-CBD Afrika e Jugut 10.02 81.41

Vilnius Lituani 8.46 76.93

Pretoria Afrika e Jugut 3.76 75.15

Durban Afrika e Jugut 3.76 68.88

Lucia-Ridge Afrika e Jugut 3.76 56.36

Centurion Afrika e Jugut 4.38 50.1

Doha Katar 6.55 N/A

18 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›