E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga te riut vuri gjobe nga telefoni i rruges

Lushnje

Nje 34-vjecar u arrestua per gjobevenie. Policia lokale tha per Shqip se prangosja e Veiz Koreshit u be pas denoncimit te nje biznesmeni ne Rrethin e Lushnjes i cili ne menyre te vazhdueshme kercenohej per dhenien e shumave te medha te lekeve. Policia dhe prokuroria e rrethit jane vene ne ndjekje te kesaj ngjarjeje prej dy muajsh derisa kane arritur qe ta finalizojne me sukses mesnaten e se henes. Prangosja e Koreshit u realizua ne nje nga rruget kryesore te qytetit prane nje telefoni kartofonik. Koreshi u kap me receptor ne vesh duke kryer kercenimin e radhes. Jane perdorur metodat speciale per te arritur deri ne arrestimin ne flagrance te kercenuesit. Atij iu vune prangat menjehere sapo policia e ka konstatuar prane kartofonikut ndersa gjate marrjes ne pyetje ne qelite e paraburgimit Koreshi u perball me provat e sigurta. Burimet zyrtare te Prokurorise se Lushnjes bene me dije se ka qene denoncimi i pronarit te nje firme me qender ne autostraden Fier-Lushnje ai qe solli edhe operacionin per venien ne pranga te kercenuesit. Autori ishte i papune dhe jetonte ne varferi te tejskajshme ne familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›