Tiranë, qëllohet me armë një 30 vjecar
TIRANE-Një 30 vjecar është plagosur rëndë me armë zjarri sot në mbrëmje rreth ores 19:50 minuta, në Tiranë në rrugën “Ylber Bylykbashi” nga dy persona ende të paidentifikuar.
I plagosur në Spitalin Ushtarak është dërguar me urgjencë shtetasi Ndricim Hasa, 30 vjec nga Tirana, i cili ndodhet në gjendje të rëndë duke luftuar me jetën për shkak të plagëve që ka marrë në trup.
Mësohet se autorët kanë qënë dy persona që pasi kanë qëlluar me armë Hasën janë larguar me shpejtësi me një automjet të tipit Benz. Në vendgjarje ndodhen forca të shumta të policisë që po hetojnë për motivet dhe autorët e ngjarjes së rëndë.
(d.b/BalkanWeb)