E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Tiranë-Durrës ndërsa raportohet për një të plagosur.
 

Duke iu referuar të dhënave më të fundit të policisë, mësohet se në këte aksident, një makinë ka përplasur një motorr.
 

Mësohet se drejtuesi i motorrit ka marrë plagë të rënda dhe menjëherë është drejtuar për të marrë një ndihmë më të specializuar për në "Spitalin Ushtarak".
 

Ende nuk dihen arsyet e këtij aksidenti, ndërsa policia e cila ndodhet në vendgjarje ka nisur me hetimet paraprake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›