E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, pranga një shtetasi për paketa kontrabandë

Në pranga ra shtetasi Ymer Delishi,  41-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Elbasan, lagje “11 Nentori”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë si dhe në dyqanin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi cigaresh të konsiderueshme, prej  400 (katerqind) cope paketave cigaresh kontrabandë të markës Partner, Malboro, Machester, Bond, Gent, Monte Carlo, DS, të cilat kishte siguruar në rrugë të paligjshme dhe kishte si qëllim tregun e  Elbasanit./Start/
 

                                                                                             2011-01-13 16:00
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›