E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga tutorit shfrytezoi per 13 vjet nje femer

Elbasan

Akuzohet se ka shfrytezuar si prostitute nje 34-vjecare prangoset tutori nga Elbasani. Burimet zyrtare nga policia lokale bene te ditur se dje ne mesdite eshte finalizuar operacioni i koduar Molin Rouge duke bere kapjen dhe arrestimin e G.Cokut 37 vjec banues ne qytetin e Elbasanit. Coku prej vitit 1997 e ne vazhdim nepermjet ushtrimit te dhunes fizike dhe psikologjike ka shfrytezuar seksualisht ne Itali ne qytetin e Torinos shtetasen R.V. 34 vjece thuhet ne njoftimin zyrtar te policise. Nga kryerja e ketij aktiviteti 37-vjecari ka perfituar prona te ndryshme si automjete luksoze apartamente etj. te vendosura keto ne pronesi te te afermve te tij. Pas kryerjes se hetimeve nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Elbasanit u arrit te provohej aktiviteti kriminal i ketij shtetasi per te cilin u mor masa arrest me burg. Hetimet vazhdojne per te gjetur edhe bashkepunetore te tjere te Cokut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›