Vetevaret nga varferia nena e dy femijeve
Kushtet e veshtira ekonomike kane cuar nje nene drejt veteflijimit. Ngjarja ka ndodhur dje ne oret e para te mengjesit ne fshatin Starje te Kolonjes ku nje grua e divorcuar dhe me dy femije i ka dhene fund jetes duke u vetevarur me litar. Policia lokale ben te ditur se 37-vjecarja Dhurata Kacolli eshte gjetur e vetevarur ne litar ne oborrin e shtepise private ne nje peme molle. Sipas te dhenave nga te afermit 37-vjecarja e kishte perjetuar rende divorcin nga bashkeshorti i cili ishte martuar serish dhe kishte krijuar familje te re. Ne mungese te punesimit dhe per faktin se duhet te rriste e vetme dy vajzat e saj ajo prej kohesh ishte mbyllur ne vetvete dhe shfaqte shenja te depresionit cka jane bere shkak per ti dhene fund jetes. Gruaja e ka kryer vetevrasjen heret ne mengjes. Ajo eshte gjetur e varur nga vajza e madhe 15 vjece e cila ka thirrur fqinjet per ndihme por perpjekjet kane qene te kota.