Prangosen 8 shqiptarët dhe tunizianët, “perandorë” të drogës
EMPOLI - Tetë persona mes të cilëve tunizianë dhe shqiptarë, të konsideruar “perandorë” të drogës, u arrestuan nga policia në Empoli të Italisë.
Karabinieria italiane pohon se nga fitimet që arrinin me anë të shitjes së drogës, të arrestuarit dërgonin ne vendet e tyre të linjës shuma deri në 600 mijë euro në muaj.
Burime të policisë thanë se hetimi ndaj këtij grupi kriminal filloi rreth një vit e gjysmë më parë kryesisht me përgjime telefonike. Sipas këtyre përgjimeve ka rezultuar se të arrestuarit ishin “perandorë” të shpërndarjes se drogës në Pontedera, San Miniato, Fucecchio Larciano dhe Parma. Në rrjetin e shpërndarësve të drogës bënin pjesë edhe pesë gra ndërsa sasitë e para të heroinës që iu kapën këtij grupi u gjetën nga policia në vitin 2008. Gjyqtari hetues Pezzuto Angelo Antonio ka bërë 23 kërkesa për arrestimin e anëtarëve të bandës që janë kapur në vazhdimësi nga dhjetori 2009 deri sot.
“Shefi i pjesës shqiptare të grupit mësohet se ka qenë, sipas medias italiane, shtetasi Paulin Çobaj, 29 vjeç. Sipas hetimeve grupi kriminal e shiste një gram heroinë me 20 euro dhe një gram kokainë me 30 euro. Ata arrinin të shisnin brenda ditës deri në 300 gramë drogë gjysma e të cilës ishte kokainë dhe pjesa tjetër ishte heroinë.
Arrestohet grupi të adoleshentëve, grabitën marketin në Durrës
DURRËS – Një grup adoleshentësh, përfshirë dhe dy të mitur, ka rënë në pranga pasi janë autorë të grabitjes së një marketi në qytetin e Durrësit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se dy ditë më parë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve Elger Nista, 20 vjeç, O.Sh., 16 vjeç, dhe H. P., 15 vjeç. Sipas tyre, që të tre të rinjtë e ndaluar janë me banim në qytetin e Shijakut. Zëdhënësja e policisë sqaron se rreth orës 23.30 të datës 12 mars janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në Lagjen Nr. 13 në qytetin bregdetar, duke vjedhur marketin në pronësi të shtetasit K. A., 43 vjeç, banues në Durrës. “Materialet procedurale për veprën penale të “vjedhjes së kryer në bashkëpunim” iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës”, - thotë zëdhënësja Ornela Cako.
15 Prill 2010