Tre muaj “BlackBerry Internet Service” falas për të gjithë abonentët e rinj
Shërbimi “BlackBerry®” ka fituar një reputacion të padiskutueshëm si zgjidhja perfekte për të gjithë ato biznese dhe individë që i besojnë teknologjisë më të përparuar për të përmbushur nevojat e tyre të komunikimit. Në Shqipëri “RIM” dhe “Vodafone” mundësuan shërbimet e “BlackBerry” në qershor të vitit që shkoi duke e vendosur edhe Shqipërinë në hartën e vendeve ku fjalët “Biznes” dhe “BlackBerry” duket se gjejnë “përputhjen” natyrale. Mbas një prezantimi të suksesshëm në treg të shërbimeve “BlackBerry”, tashmë “Vodafone Albania” prezanton një ofertë shumë bujare për të shpërblyer të gjithë ata individë që dëshirojnë t’i bashkohen komunitetit të “BlackBerry”. Gjithkush që vendos të bëjë të vetin një aparat “BlackBerry” prej modeleve të përcaktuara në ofertë, në njërin prej dyqaneve të “Vodafone Albania”, do të ketë mundësinë e përfitimit të tre muajve shërbim interneti “BlackBerry” pa paguar tarifën fikse mujore. Tashmë “Vodafone” ka prezantuar në dyqanet e tij tre modele të aparateve BlackBerry (Blackberry® Curve™ 8520, Blackberry® Curve™ 8900, Blackberry® Bold™ 9000) me blerjen e të cilëve mund të përfitohet nga kjo ofertë. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme për një kohë të kufizuar dhe informacion më i hollësishëm mund të merret duke vizituar dyqanet “Vodafone”, apo duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit të klientit 139, 140.
15 Prill 2010