E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e biznesmenit në Durrës, tri pistat e hetimit



DURRËS – Menjëherë pas vrasjes së biznesmenit në Durrës mbrëmjen e së martës, kanë nisur hetimet ku janë përcaktuar tri pista. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se po hetojnë në disa drejtime në lidhje me vrasjen e shtetasit Shyqyri Deliallisi. Konkurrenca ose një mosmarrëveshje pronësie, janë pistat kryesore ku po heton policia e Durrësit në lidhje me vrasjen, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe bashkëshortja e 35-vjeçarit, e cila ndodhej bashkë me viktimën në momentin kur ai u qëllua me armë në gjoks.
Sipas informatave të administruara nga Policia e Durrësit mësohet se Shyqyri Deliallisi ka qenë emigrant në Itali disa vite më parë ku ka pasur problem me Drejtësinë për shkak të aktivitetit të tij në emigrim. Vrasësit i bënë pritë mbrëmjen e së martës 35-vjeçarit, i cili po udhëtonte me bashkëshorten e tij në makinën “Volkswagen” me targë DR 0730 F. Autorët i kanë zënë rrugën makinës ndërsa drejtuesi i saj ka zbritur në automjeti, por është qëlluar me armë në distancë të afërt duke gjetur vdekjen. Kjo ngjarje rikthen ekzekutimet mafioze në qytetin e Durrës. Para pak javësh u vranë tre persona në qytetin e Durrësit, por policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorin e krimit të trefishtë.

15 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›