Prangoset rrjeti i shpërndarjes së kokainës në lagjet luksoze të kryeqytetit
Policia e Tiranës arreston Rubin Cekën, Ali Lilën dhe Zhaklin Krasniqin
TIRANË – Një rrjet i shpërndarjes së drogave të forta në kryeqytet është zbuluar dhe janë vënë në pranga tre persona. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se kanë arrestuar shtetasit Rubin Cekën, Ali Lilën dhe Zhaklin Krasniqin me banim në Tiranë. Tre të ndaluarit, ku njëri ishte ushtarë pranë repartit të Zall-Herrit shisnin kokainë në zonat e ish-Bllokut, Stacionit të Trenit dhe lagje të tjera të kryeqytetit. Në momentin e arrestimit është sekuestruar një sasi prej 408 gramësh kokainë. Strukturat e antitrafiqeve në Policinë e Tiranës kishin tre muaj që po hetonin dhe vetëm dje kanë arritur që të finalizojnë operacionin për shkatërrimin e këtij rrjeti, të koduar me emrin “Smart”.
“Smart”
Prej kohësh policia ka mbajtur nën vëzhgim lokalet luksoze në kryeqytet ku servireshin droga të forta si kokaina dhe heroina. Agjentët kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e shpërndarësve të lëndëve narkotike në zonat më të populluara të Tiranës. Për të bërë të mundur kapjen e tyre specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale dhe të Kërkimeve pranë Policisë së Tiranës përpiluan operacionin e koduar me emrin “Smart”. Para realizimit të aksionit, agjentët futën në filtër të gjitha lokalet dhe vendet ku dyshohej se shpërndahej lëndë narkotike. Në shënjestër kanë qenë ish-Blloku, Stacioni i Trenit, rruga “Myslym Shyri” dhe Rruga e Elbasanit.
Rrjeti
Burimet zyrtare të Policisë bëjnë të ditur se “tre persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit gjatë orëve të vona të ditës së martë, me një sasi prej 408 gramë kokainë. Në kuadër të operacionit policor të koduar me emrin “Smart”, u prangosën shtetasit: Rubin Ceka, 20 vjeç, banues në Pezë e Vogël, Ali Lila, 20 vjeç, banues Ndroq dhe Zhaklin Krasniqi, 26 vjeç (i njohur me pseudonimin Zhaku), banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thanë se tre të dyshuarit u kapën në flagrancë në Rrugën e Elbasanit, pasi nga një kontroll i imtësishëm. Zëdhënësja Alma Katragjini thotë se u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasia prej 408 gram pluhur, i dyshuar si kokainë, e cila ishte e fshehur në automjetin tip “Smart”, në pronësi të shtetasit Zhaklin Krasniqit. “Nga hetimet e bëra për një periudhë 3-mujore investigimi, rezultoi që shtetasit e lartpërmendur zhvillonin e aktivitetin e tyre në shitjen e lëndëve narkotike në sasi të konsiderueshme, por edhe të ndara në porcione të vogla, në ambientet e lokaleve të natës në kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas, për të ushtruar këtë aktivitet kriminal, kishin marrë me qira një banesë e ndodhur pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, me synim shpërndarjen e lëndës narkotike. Vlera e kokainës së sekuestruar në tregun e shpërndarjes arrinte në 40 mijë euro. Gjatë realizimit të operacionit u sekuestrua edhe automjeti me targë BAD 72 H si dhe 6 telefona celularë.
Ndaj tre personave është formuluar dosja me materialet hetimore e cila i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
TË ARRESTUARIT
Rubin Qerim Ceka, 20 vjeç, banues në Pezë e Vogël Tiranë
Ali Shaqir Lila, 20 vjeç, banues në Ndroq Tiranë, ushtar pranë Repartit Zall–Herr Nr. 1100
Zhaklin Muhamet Krasniqi, 26 vjeç (Zhaku), banues në Tiranë, i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”
15 Prill 2010